Lidhu me ne

Mix

Sa kushton botimi i një libri?

The 50 great books on education

Botimi i një libri nuk ka asnjë shpenzim për autorin. Ose më mirë, nuk duhet të ketë asnjë shpenzim. Asnjë shtëpi botuese serioze nuk i kërkon kurrë asnjë lek autorit për botimin e një libri. Në qoftë se ke shkruar një libër e të kanë kërkuar një kontribut financiar, kjo do të thotë se ke ndeshur në një botues me pagesë, që nuk ka të bëjë fare me botimin e vërtetë e të pa cen. Më poshtë po mundohem ta sqaroj pak më mirë.

Gino Luka, përkthyes, shkrimtar

Kam nijetin e mirë të shpjegoj se jo vetëm botimi i një libri nuk ka asnjë kosto, por, kryesorja, pse nuk duhet të botojmë kurrë me pagesë një libër. Fatkeqësisht, në fakt, shumë shkrimtarë të rinj, që nuk ia kanë idenë se si funksionon tregu i botimeve, lidhin kontrata me anën e të cilave u kërkohet një pagesë, madje edhe e tepruar.

Është bash kjo gjë që nuk duhet të ndodhë kurrë, e tani do të mundohem ta shpjegoj pse-në.

Sa kushton botimi i një libri me një shtëpi botuese?

Siç e thashë pak më lart, botimi me një shtëpi botuese, qoftë e vogël apo e madhe, nuk ka asnjë shpenzim për një autor. Kjo gjë ndodh mbasi të ardhurat e botuesit krijohen direkt nga shitja e librave. Përveç kësaj shkrimtarit i ofrohen edhe një seri shërbimesh, gjithmonë falas e që përfshihen në kontratën e botimit, që janë themelore për krijimin e një libri patëmeta sipas pikëpamjes estetike e të përmbajtjes.

Një botues jo vetëm që shet e shpërndan librin, por edhe e korrigjon, redakton, faqos, shtyp, krijon kopertinën, promovon e përgatit të gjitha përmbajtjet e nevojshme për shitjen e tij, duke përfshirë këtu edhe reklamat e njoftimet për shtyp. E krejt kjo gjë është pa pagesë, pa i kërkuar kurrgjë, “asnjë derhem” autorit. Janë këto gjëra që e bëjnë serioze shtëpinë botuese.

Sa kushton botimi i një libri nga vetë autori?

Edhe për botimin që bën vetë autori (self publishing), në teori botimi nuk ka kosto. Prandaj, edhe vetë-botimi është absolutisht pa shpenzime.

P.sh. sikur të analizojmë platformat kryesore të vetë-botimit (self publishing), këto platforma janë padyshim ata që unë preferoj e që do të dëshiroja t’ia rekomandoja kujtdo që ka ndërmend t’i futet rrugës së vetë-publikimit. Shërbimi është i mirë, e publikimi në platformë është pa pagesë. Krejt faza përgatitore e librit, megjithatë, është në dorën e autorit, i cili mund të vendosë që ta botojë librin ashtu siç është, pra pa e korrigjuar e duke krijuar një kopertinë falas (gjëra të cilat unë nuk i këshilloj), ose të paguajë një profesionist apo një ndërmarrje, e cila kujdeset për korrigjimet, revizionimin e të krijojë një paraqitje grafike, ashtu si e do e mbara e punës.

Ka edhe platforma më të dobëta që gjithashtu nuk i kërkojnë asnjë kontribut autorit për botimin. Kushdo që nënshkruan një kontratë botimi me to mund të shfrytëzojë shërbimet e tyre, si p.sh. korrigjimin e bocave e revizionimin e tekstit. Këto shërbime, padyshim, duhet të paguhen.

Pra, thjesht botimi është falas, por të gjitha fazat e mëparshme, të cilat janë thelbësore për shpërndarjen e një librit me vlerë, janë në ngarkim të shkrimtarit, ashtu siç janë edhe ato të mëvonshmet, si fushatat reklamuese në media si Facebook, Instagram etj.

Sa kushton botimi me një shtëpi botuese me pagesë?

Ja ku arritëm te thembra e Akilit. Po fillojmë me një nocion të thjeshtë që duhet të kuptohet pa mund: shtëpitë botuese me pagesë nuk kanë të bëjnë fare me botimin e vërtetë e të pa cen. Një botues që i përket kësaj tipologjie është më i ngjashëm me një shtypshkronjë sesa me një shtëpi botuese. Duke i bërë të gjitha llogaritë, si përfundim del se ajo është thjesht një shtypshkronjë e shtrenjtë.

Dallimi kryesor është se në qoftë se për një shtëpi botuese klientët janë lexuesit të cilët blejnë librat e autorëve që u pëlqejnë, klientët e një botuesi me pagesë janë vetë autorët, të cilët paguajnë për të botuar librat e tyre.

Kostot e botimit me një botues me pagesë mund të jenë shumë të larta, madje arrijnë edhe deri në 3,500 € për 200-300 kopje, por edhe më shumë. Shifra mesatare rreth së cilës lëviz çmimi i kërkuar për të shtypur një libër është rreth 1,500 € – 2,000 €.

Pra një shtëpi botuese në vend që të paguajë një autor për librin e tij, i lyp para autorit për t’ia botuar. Është si të themi, një punëtor në vend që të marrë rrogën në fund të muajit, të paguajë punëdhënësin e tij. Përveçse kjo gjë është absurde, është edhe krejt e padobishme.

Kostot jo proporcionale nuk janë arsyeja e vetme pse duhet të shmanget një botues me pagesë. Këto botues, në të vërtetë, përveçse kërkojnë një kontribut të konsiderueshëm, nuk kryejnë asnjë aktivitet për sa i përket dorëshkrimit. Shpeshherë ata e publikojnë dorëshkrimin pa e lexuar fare. Nuk u intereson ta bëjnë: duke marrë paratë e kanë kryer shërbimin e tyre. Kjo do të thotë se nuk bëhet as redaktimi, as korrigjimi e asnjë promovim. Kurrgjë. Autori, në shumicën dërrmuese të rasteve, paguan vetëm shtypin e librit të vet, e ngarkohet me një barrë libra që nuk di se ku t’i magazinojë e as ku t’i degdisë.

Në qoftë se ndonjëherë dikush do të të kërkojë para për të botuar dorëshkrimin tënd, ik me vrap e mos e kthe më kokën prapa. Do të shpëtosh nga dëshpërimi i parave që do të shpenzoje e nga stoqet e librave të pa shitur.

Shënim:

Duke filluar nga Facebook-u e deri te letërsia, nga politika e te muzika, narcizizmi e ndjenja e plotfuqisë sot kanë shpërthyer pafre. Megalomania e kotësia duket se kanë pushtuar shkrimet, politikën, muzikën e shkencën. Në faqet e Facebook-ut, vetë-celebrimet janë aq të vazhdueshme sa janë duke u bërë të patretshme për midenë e shumëkujt.

Karakteristikat e megalomanëve të papenduar janë gati gjithmonë të njëjtat: arroganca, fodullëku, manipulimi i realitetit, narcisizmi, plotfuqishmëria e idealizimi i vetvetes.

Për dikë të shkruash dhe të botosh një libër është t’i mbushësh mendjen vetes se je shkrimtar e nuk shkruan për të “shkruar mirë” ose “për t’i dhënë diçka të bukur” lexuesve; por për ta ndjerë veten shkrimtar ose për të “luajtur rolin e shkrimtarit” (si ajo loja që luanim kur ishim fëmijë: “A lozim doktorësh”, ku dikush ishte doktori e dikush tjetër pacienti), atëherë shtëpitë botuese me pagesë janë tepër të kënaqura të gjejnë këta soj shkrimtarësh që duan të ndjehen shkrimtarë e që luajnë rolin e shkrimtarit.

“Shihni librat që kam botuar, pra unë jam shkrimtar e shkoj e prezantohem si shkrimtar, e prezantoj një “kryevepër”, e flas çka të më teket: shkruaj sepse jam i shtyrë nga egoizmi, por as kam frymëzim, as krijimtari e shumë-shumë kallëzoj avazet e jetës sime.”

Në qoftë se nuk e kam kuptuar se shtëpia botuese nuk është shtypshkronjë, që më mbush me një kamion libra, libra të cilët vetë i kam shkruar, vetë i kam blerë, e vetë më duhet t’i shes se janë “kryevepra”, atëherë jam një shkrimtar vetë-blerës, vetë-recensues, vetë-promovues, megaloman, atëherë botimi me pagesë është pikërisht ai i cili më përshtatet mua.

* Gino Luka ka lindur në  Shkodër  ku kaloi një pjesë të jetës së tij. Aktualisht jeton në  Firence. I diplomuar në “Teori dhe praktikë të përkthimit” në Universitetin e Firences, sot i është përkushtuar përkthimit dhe një pasion tjetër të tij: shkrimit.

Referime:

Perche’ non si dovrebbe pubblicare a pagamento | editoria e legge (avvocatomarinalenti.it)

Scrittori in Causa: Osservatorio sugli EAP alle fiere del libro – Salone di Torino (scrittorincausa.blogspot.com)

Should I Pay a Publisher to Publish My Book? NO! (dabblewriter.com)

Vanity Press: How to Dodge Scams & Self-Publishing Companies to Avoid (self-publishingschool.com)

What Is Vanity Publishing? — Self-Publishing Advice Center from the Alliance of Independent Authors (selfpublishingadvice.org)

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook