Lidhu me ne

Mix

Studimi: Obeziteti dëmton trurin e fëmijëve

obeziteti 1280x720

Rritja e indeksit të masës trupore  nuk përkeqëson vetëm shëndetin fizik të fëmijëve, por edhe atë të trurit, me pasoja të dukshme në funksionimin njohës dhe performancën akademike. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Shkollës së Mjekësisë së Yale në New Haven në Connecticut, duke përdorur të dhëna funksionale të imazhit të rezonancës magnetike nga një studim afatgjatë mbi zhvillimin dhe shëndetin e trurit të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara.

Studimi “Adolescent Brain Cognitive Development (ABCD)” Zhvillimi Njohës i Trurit të Adoleshentëve, përfshiu 11,878 fëmijë të moshës 9 deri në 10 vjeç nga 21 vende në Shtetet e Bashkuara. Pasi përjashtoi ata me çrregullime të të ngrënit, çrregullime neurozhvillimore dhe psikiatrike dhe lëndime të trurit, ekipi i universitetit kreu imazhe funksionale të rezonancës magnetike të 5,169 fëmijëve (51.9% femra) në të cilët normat e mbipeshës dhe obezitetit ishin përkatësisht 21% dhe 17.6%.

Duke vlerësuar rezultatet e skanimeve të trurit, studiuesit vunë re një dëmtim të konsiderueshëm të integritetit të lëndës së bardhë, grupi i tufave të fibrave nervore që lidhin zona të ndryshme të trurit.

Obeziteti është një problem madhor i shëndetit publik në botë, sepse përfaqëson një faktor rreziku serioz për sëmundje kronike si hipertensioni, diabeti i tipit 2, disa forma të  kancerit dhe më shumë. Dhe alarmi është edhe më shqetësues sepse fëmijët dhe adoleshentët mbipeshë dhe obezë janë në rritje.

MË TEPËR

Radar22 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook