Radar
Gert Shehu, merrej me spiunlliqe, kishte nevojë për para

Vilson Mema është personi me të cilin Gert Shehu ka pasur kontakte të vazhdueshme në jetën e përditshme.
Përmes një interviste për mikrofonin e MCN, Mema ka bërë të ditur se Gerti ishte një person që ka interes dhe nevojë për para dhe për ti siguruar ato bënte punë të shumta deri te shpërndarja e picave.
Ai tha se Shehu është një person që nuk ka sjellje agresive, s’ka raporte të shumta me lagjen, kjo e fundit e ka distancuar, por që herë pas here kishte prirje për devijime të sjelljes së tij. Mësohet se është nëna e të riut ajo që kujdeset më shumë për 31-vjeçarin.
“E njoh Gert Shehun, jetojmë në një lagje. Dje po shihja situatën, e pash dhe se mendova se do arrinte në atë lloj grade. Kontakti i fundit që kam pasur me Gertin është pak a shumë para 10 ditësh. Në lagje atë e kanë diferencuar të gjithë, nuk është agresiv, nuk bën sherre, por mbase ngaqë merret me spiunllëqe. Kishte nevojë për para, nuk ka pas mbështetje financiare.
Nga bisedat e mia me Gertin di se ai punonte si shpërndarës picash me motorr.”-tha shoku i tij.