Lidhu me ne

Radar

Berisha: Do përdorim të gjitha format, deri në mosbindje civile për të rrëzuar Ramën

Berisha: Do përdorim të gjitha format, deri në mosbindje civile

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka theksuar se hapi i radhës i opozitës është përshkallëzimi i aksionit opozitar. Duke shprehur bindjen se PD do e largojë nga pushteti Edi Ramën, Berisha tha se do të përdoren të gjitha format, deri në mosbindje civile.

Kryedemokrati e akuzoi Ramën se po kryen gjenocid ndaj shqiptarëve, ndërsa iu kërkoi këtyre të fundit t’i dalin për zot vetes. Sipas tij, shqiptarët duhet ta kenë të qartë se askush nuk mund t’i shpëtojë.

“Revolucioni demokratik hyn në fazën e dytë. Përfundimi me sukses gjer tani dhe shpresoj që dhe të dielën që vjen i atyre balotazheve, shënon kurorëzimin e një procesi, festivali të vërtetë lirie. Nuk them të përsosur. Në PD e ka nxjerr këtë parti shumë herë më të fortë, ndaj kam mirënjohje të pakufishëm ndaj organizatorëve, konkurrenteve, komisionerëve, që dhuruan këtë proces. Tani qëllimi ynë është siç votuam brenda partisë, të votojnë dhe shqiptarët.

Ne duam që shqiptarët të votojnë. Nuk mund të kemi iluzion se me një kryeministër që në përputhje të aktit 3 të organizatës së kombeve të bashkuara po kryen gjenocid kundër shqiptarëve për shpërbërjen e tyre. Nuk kemi iluzion se do të kemi votë të lirë. Konstatoj me kënaqësi këtë të shqiptarët.

Do vazhdojmë me revolucionin tonë për të shpëtuar Shqipërinë nga ky pushtim i brendshëm, ndoshta dhe më barbar se pushtimet e jashtme. Motoja do jetë ajo, do bindim çdo shqiptar se nëse nuk i dalin zot votës së tyre nuk kanë kurrë të ardhme. Të mos presin nga askush. E marr këtë shembull për të theksuar se çfarë situatë është sot, por kam besim të madh se një kalbësirë si kjo nuk do mund të zgjasë dhe do bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën kësaj kalbësire. Jemi për të gjitha format dhe të mosbindjes civile”, tha Berisha.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook