Radar
I paguari godet kryedemokratin/ Incidenti nuk e ndali, Berisha udhëheqi protestën

Një person i infiltruar ka hyrë mes protestuesëve dhe ka qëlluar liderin e opozitës Sali Berisha. Personi është neutralizuar nga menjëherë truprojat e Berishës dhe protestuesit.
Por ky incident nuk e ka ndalur Sali Berishën. Ai ka vazhduar marshimin dhe ka udhëhequr qytetarët në protestën kundër qeverisë.
Pasi ka mbërritur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Berisha ka folur shkurt duke dënuar kriminelët.
“Asgjë në botë nuk na mposht ne populli i opozitës populli i fitores, poshtë Edi Rama.
Poshtë kriminelët ne do triumfojmë, rroftë opozita shqiptare nderim ju që jeni këtu për të protrestuar kundër këtij regjimi të kriminelëve”, tha Berisha nga podium.