Kryesore
Berisha mesazh ndërkombëtarëve: Shqipëria në rrezik, këtu vota blihet me 500 narko euro
Berisha e quan samitin si mbështetje ndaj PD dhe popullit.
“Shqipëria sot është në rrezik ekzistencial. Ne ndjehemi fatkeqë sepse pushteti i atij që na përfaqëson, qëndron mbi krimin elektoral, votën e vjedhur, korrupsionin dhe drogën dhe të zezat e këtij vendi.
“Vota blihet edhe me 500 “narko euro” tha Berisha si mesazh nga sheshi drejtuar ndërkombëtarëve të pranishëm në samitin e BE-së.
“Sot është dita kur Europa dhe bota mund të njihen me të vërtetat e Shqipërisë. Ne nuk mund të pranojmë që ky samit të konsiderohet si një mbështetje për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, si më të korruptuarat në planet” tha Berisha gjatë fjalës së tij në podium. Rama i padenjë të qëndrojë në samit” tha Berisha.