Radar
Berisha deklaratë para selisë: Akti ndaj meje dëshmoi karakterin prej krimineli të Edi Ramës, asgjë s’na mposht, s’ndalemi
Kreu i PD-së Berisha foli para selisë së PD-së, pas largimit nga bulevardi.
Ai tha se kryeministri Rama është përpjekur me çdo kusht që të ndalonte protestën e opozitës ndërsa me aktin e dhunës ndaj tij shfaqi karakterin prej krimineli.
Berisha theksoi para mbështetësve se protesta tregoi se asgjë në botë nuk do e mposhtë atë dhe popullin opozitar në misionin për kthimin e demokracisë në vend kundër regjimit të kryeministrit Rama
“U përpoq ta pengonte protestën me çdo mjet. Kaloi edhe në një akt me të cilin tregoi karakterin prej krimineli Edi Rama. Kjo protestë do shkruhet me gërma të arta në historinë e protestave të qytetarëve të lirë. Protesta e sotme është për secilin prej jush kryeprotesta e jetës. Faktuam se nuk ka forcë në botë s’e s’ka forcë në botë që të na mposhtë, të na ndalojë të arrijmë qëllimet tona. Jemi të pamposhtur. Do vijojmë betejën më të egër kundër Edi Ramës, armikut më të keq që ka parë Shqipëria që nga koha e Enver Hoxhës. Atë që bën Edi Rama sot nuk e bën asnjë pushtues i huaj. Ne jemi misionarë të shpëtimit të kombit tonë, të çlirimit të shqiptarëve nga kjo mostër që nuk njeh asnjë parim moral. Beteja të mëdha na presin parë, të jeni të sigurtë se do fitojmë.” – tha Berisha para selisë së PD-së.