Kryesore
Porti i Durrësit, plaçkitja më e madhe në historinë kombëtare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka qenë i pari që mori fjalën në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku po diskutohet për projektin e Portit të Durrësit.
Teksa përsëriti sërish qëndrimin e tij duke e cilësuar këtë projekt si megaaferë, Berisha akuzoi qeverinë duke thënë se projekti i Portit të Durrësit është plaçkitja më e madhe në historinë kombëtare të Shqipërisë.
“Të dashur qytetarë që ndiqni këtë seancë, deputetë dhe deputete, zonja kryetare, sot këtu diskutohet për plaçkitjen më të madhe në historinë kombëtare të një prone publike, nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të çmuar që kanë sot shqiptarët, portin e Durrësit. Me këtë megaaferë kërkohet t’u shkurtohet fjala deputetëve.”, tha Berisha.