Radar
Kur flet Berisha, Rama ‘qorton’ Nikollën
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ishte i pari që foli në seancën plenare të së enjtes. Berisha foli rreth projektit të Portit të Durrësit, duke e cilësuar atë një plaçkitje.
Në momentin që Berisha ishte duke folur, ka pasur një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama. Siç shihet edhe në foto, Rama është ‘nxehur’ me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, dhe i është kthyer duke i folur.
Seanca u pasua me tone të larta dhe tensione, pasi Nikolla nuk i dha të drejtën e fjalës Berishës dhe opozita bllokoi foltoren.
Nikolla vendosi ta ndërpresë për 5 minuta, ndërsa opozita paralelisht diskutonte ‘live’ në Kuvend.