Lidhu me ne

Radar

“Fajet i kanë kamerat”, Ramën më shumë e shqetësojnë mediat sesa përmbytjet

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar zonat e përmbytura për shkak të reshjeve, pasi ato ndodheshin prej tre ditësh nën ujë.

Por, më shumë sesa shqetësimi për qytetarët që i kanë banesat të rrethuara nga të katëra anët nga uji, kryeministrin e shqetësonte raportimi i mediave. Madje, pjesën më të madhe të fjalës së tij si në Shkodër, por edhe në Lezhë e zinin kritika ndaj mediave.

Tre ditë pas përmbytjeve, Rama tha se ajo çfarë shihet në kamera është një gënjeshtër, pasi sipas tij uji në zonë po tërhiqet dhe se rrugët dhe banesat e qytetarëve nuk janë të përmbytura.

“Nga informacioni që mora unë para një ore, do ketë sërish reshje të tjera, fillojnë nga mesnata dhe vazhdojnë prapë gjatë natës, do ketë pak problem. Por ajo që është për të vënë duart në kokë, është shtrembërimi  i qëllimshëm që i bëhet situatës nëpër kanale, nëpër portale, një tërbim edhe një kombinim i padijes me ligësinë që këtu është bërë një kiamet i madh, ndërkohë që krahasuar me të pakrahasueshmen në fakt të 2010-ës, është një situatë e paimagjinueshme domethënë, s’ka krahasim. Nga pikëpamja e reagimit institucional në kuptimin e gjithë strukturave që ka vënë shteti këtu, nuk kemi çfarë të diskutojmë sepse këtu është një sistem dhe vihet në lëvizje e gjitha vetvetiu sipas niveleve të planit. Kanë bërë sakrificë si gjithmonë domethënë pa asnjë rezervë. Kjo është, pa diskutim, ajo që duhet thënë. Sidoqoftë,  prapë janë hektarë të përmbytur, por të mos harrojmë që në rast se në zonat e tjera ne kemi një ndryshim komplet të sistemeve të kanalizimeve, të kullimeve etj. etj., këtu është bërë, çfarë është bërë nga strukturat qendrore, ndërkohë që në nivel të strukturave vendore me thënë të drejtën kemi pasur gjithmonë problem dhe nuk dua fare as të fajësoj njeri, as të t’i vë gishtin njeriu, po faktikisht të thuash se kjo erdhi si rezultat se u përmbyt dynjaja, u bë kiameti nga kaskada, ky është një skandal më vete.” tha Rama në Shkodër, teksa kritikat ndaj mediave nuk i kurse as në Lezhë.

Kështu siç vendosen kamerat në mënyrë të qëllimshme, duket sikur këtu po bëhet qameti. Këtu është një situatë e vështirë në pika të caktuara për arsye tërësisht objektive. Në momentin kur uji vjen furishëm mund të kesh kanale por nuk ke çfarë t’i bësh sepse është intensiteti i tillë. Po të shohësh shifrat edhe në Shkodër janë tërësisht të qarta. Numrat e të prekurve janë minimalë dhe hektarët janë shumë herë më pak se në rastin e përmbytjeve të mëdha. Në kushtet e reshjeve shumë të shpeshta ndryshimi është kolosal sepse është punuar dhe do të punohet çdo ditë. Është tmerr mënyra sesi i vendosin kamerat. Me kamera edhe një pellg uji të bërë vetë mund ta kthesh në përmbytje të gjithë Shqipërisë” – u shpreh Rama.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook