Radar
“Shkodra e diskriminuar”, ish-deputeti: Merr më pak fonde se Roskoveci
Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi thotë se Shkodra është një nga qarqet më të diskriminuara nga qeverisja qendrore sa i përket investimeve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gurakuqi thotë se Shkodra është diskriminuar me një buxhet më të vogël se bashkia e Roskovecit.
“Mjafton t’i referoheni investimeve dhe do të shihni që investimet në Shkodër janë në kuotat më të ulëta prej 9 vjetësh. Janë statistikat e Ministrisë së Financave që varet nga qeveria qendrore.
Një qeverisje nacionale që mendon dhe vepron në terma nacionalë duhet të kompensojmë aty ku qeverisja lokale, të themi, nuk është e aftë të bëjë investime, në këtë rast ndërhyn qeveria qendrore, e ka me kushtetutë.
Bashkia e Shkodrës merr më pak fonde se bashkia e Roskovecit prej 9 vitesh, një situatë e papranueshme për çdo shqiptar. Kjo ka çuar në boshatisjen e qytetit, të Alpeve, që janë një hambar pasurie për Shkodrën dhe Shqipërinë”, tha Gurakuqi.