Mix
Angelina Jolie me pallto të gjatë bezhë
Të gjitha hijet e bezhës: Angelia Jolie, “klas” në rrugë edhe pa shumë lodhje!

Angelina Jolie dukej pa asnjë mundim elegante teksa shijoi një vakt të bollshëm në restorantin vegan Crossroads në Los Angeles. Fituesja e çmimit Oscar, 47 vjeçe, ishte veshur me një pallto të gjatë bezhë me rrip në mes, bluzë të celët, pantallona të gjera gri dhe këpucë me taka ngjyrë nude.

Look-un kishte zgjedhur ta kombinonte me bizhuteri elegante ari, ndërsa flokët e gjatë të errët i mbante lëshuar, të kthyer në njëjrën anë. Për të theksuar tiparet e saj natyrale, kishte zgjedhur një grim bronxi. Aktorja e famshme shkëlqente me pamjen e saj, e cila në dukje dukej mjaft e thjeshtë, por e kombinuar me shumë shije.
