Lidhu me ne

Radar

KESH shet 8040 MWh energji, çmimi tre herë më i ulët se ai në Bursë

Reshjet e shumta të shiut e kanë kthyer përmbys situatën e një jave më parë kur Shqipëria ishte thuajse totalisht në dorë të importeve sa i takon furnzimit me energji.

Sot Korpoata Elektroenergjetike Shqiptare jo vetëm që nuk po ble por ka filluar procedurat e shitjes së tepricave të prodhuara në njërën anë por edhe shkarkime uji nga kaskada për shkak të prurjeve ekstreme.

Teksa importet kanë kapur nivele të frikshme këtë vit sa i takon vlerës që është rreth 430 milionë euro deri në datë 20 nëntor, rritja e prodhimit dhe nisja e shitjes në tregun e lirë supozohet se mund të amortizojë humbjen thuajse gjithëvjetore që ka shkuar për importe.

Por të dhënat e para nga procedura e shitjes në tregun e lirë tregojnë se KESH ka arritur të shesë me një çmim tejet të ulët në raport me atë që ka blerë vetë më herët por edhe në raport me bursën sot.

Kështu KESH shiti 8040 MWh energji të ndarë në tre lote ku pjesa më e madhe e energjisë u shit me një çmim prej 73.19 ndërkohë dy lotet e tjera janë shitur me çmim të ponderuar 101.88 euro/Mwh dhe 100.75 MWh. Çmimi mestar i ponduar për të gjithë procedurën sipas peshës rezulton në 82.36 euro MWh.

Ky çmim është tre herë më i ulët se çmimi që ka sot një MWh energji në Bursën Hungareze ku në bazë është 248 euro/MWH ndërkohë që në pik 313 euro/MWh. Për datën 22 nëntor çmimi në bursë sot është 217 euro për MWh me një rënie me rreth 13 për qind në raport me një ditë më parë dhe në pik ky çmim është 268 euro/MWh.

KESH ndërkohë njoftoi se aktualisht është në monitorim të situatës hidrike në vend dhe se nivelet e liqeneve ishin respektivisjt  271.42 metra për Fierzën, 173.62 metra për Komanin dhe 75.4 metra për Vaun e Dejës.

Situata hidrike është përmirësuar ndjeshëm në kaskadë si efekt i rreshjeve të shumta të cilat kanë sjellë prurje të shumta dhe që në një pjesë të tyre po shkarkohen për të mbajtur në nivele optimale kaskadën.

KESH: Ja arsyet e çmimit 

Burimi nga KESH thanë se Bursa është një vlerë reference. “KESH ka shitur për datën 22 për profilin e orës 00 dhe më pas 01 dhe 07. Çmimi për çdo orë është i ndryshëm. KESH del në treg për shitje për një sasi të caktuar për këtë profil të caktuar. Ofertat vijnë nga më e ulëta te më e larta dhe pranohet oferta më e lartë. Çmimi është mesatarja e ofertave që kanë ardhur sipas profileve.

Për shembull në çmimin prej 82 euro/MWh, ka një kosto shtesë transmetimi, ka një kosto marzhi të vetën si dhe shtohen taksat, që në çdo rast duhet të jetë poshtë bursës ose referencës në bursën, sepse përndryshe e blen direkt në bursë. Tashmë ka shumë prodhim për shkak të reshjeve. Nuk mund të shesin në orare të tjera pasi duhet për furnizimin në vend. Këto dy ditë ka pasur dhe një problem sepse HEC-et e vogla kanë ndërprerë prodhimin për shkak të problemeve të shkaktuara nga reshjet. Kur dalim për procedura optimizimi mund të shesim më shumë se bursa, kjo ndodh kur plotësojmë kërkesën në vend dhe kemi tepricë, ose kur kemi rezerva mund të shesim në pik dhe e blejmë natën” thanë të njëjtat burime.

Lotët e shitjes së energjisë nga KESH dhe çmimi i ponderuar

 Monitor.al

MË TEPËR

Mix6 minuta më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske20 minuta më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet24 minuta më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore26 minuta më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Radar30 minuta më herët

Shpulla ndaj Gjestit/ Ish-deputeti Eduart Ndocaj i del ‘krah’ Jozit

Reagimeve mbi skandalin e ndodhur në primen e djeshëm të “BBVA4”, ku ish-konkurrenti Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin, nuk...

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Facebook