Lidhu me ne

Radar

Ish-ambasadori Arvizu: Liderët politikë t’i zgjedhin vetë shqiptarët, jo SHBA-ja dhe as Brukseli


Ish-ambasadori amerikan, Alexander Arvizu ka dhënë opinionin e tij lidhur me situatën politike në Shqipëri, në veçanti për atë që po ndodh me opozitën.

Lidhur me rikthimin në krye të PD-së të Sali Berishës i cili është i shpallur non-grata në vendin e tij, Arvizu tha se vendimi për të zgjedhur liderët politikë në Shqipëri, qoftë atyre në qeveri apo opozitë, u takon qytetarëve shqiptarë.

Madje shtoi se ndërkombëtarët, përfshirë SHBA-në dhe BE-në nuk mund të ndërhyjnë në çështje të brendshme politike, siç është zgjedhja e liderëve politikë.

“Së pari, unë nuk përfaqësoj më qeverinë dhe nuk kam akses në informacionet zyrtare që çojnë në këto vendimmarrje. Për mua, kur isha ambasador dhe për çdo ambasador amerikan, e rëndësishme është të tregojmë respekt për qytetarët shqiptarë. Shqiptarët e dinë dhe e kuptojnë fare mirë se çfarë do të thotë të respektohen. Respekti duhet treguar në çdo gjë që bën. Edhe pse një vendim që merret, nuk është ai i duhuri, njerëzit e kuptojnë domethënien e tij.

Sa i takon opozitës, mendoj se është me me rëndësi që qytetarët të kuptojnë se, këdo që zgjidhni për një lider politik, mes qeverisë dhe opozitës, nuk është një vendim që i takon Uashingtonit, as qeverive të vendeve anëtare të BE-së, por një vendim për Shqipërinë. Kjo duhet kuptuar shumë qartë, është opozita juaj, është edhe qeveria juaj. Mendoj se përgjegjësia e qeverive mike si SHBA dhe BE, sepse Amerikës i intereson Shqipëria, qoftë demokratë apo republikanë. Mendoj se është e përshtatshme që të japim një opinion me respekt, por këto lloj vendimesh, se kush është në opozitë dhe kush është në qeveri, u takon qytetarëve shqiptarë, jo Uashingtonit, as Brukselit dhe askujt tjetër.”- deklaroi Arvizu në një intervistë për “Euronews Albania”.

Specifikisht për Berishën, Arvizu tha se e kupton rikthimin e tij. Por është në dorë të shqiptarëve nëse duan ta zgjedhin apo jo. Ai deklaroi se Shqipëria, aktualisht ka nevojë për një opozitë të fortë ndaj qeverisë por ish-diplomati amerikan nuk sheh ende një opozitë të fortë.

“Në Shqipëri nuk ka një kufi për mandatet, është e vërtetë që Edi Rama po drejton mandatin e tretë, ai fitoi bindshëm në zgjedhje. Unë e kuptoj kthimin e zotit Berisha, mendoj që kur kam lënë Shqipërinë në 2015, shqetësimi im ishte se opozita konservatore nuk ka qenë konstruktive, thuajse është përçarë. Kjo i ka hapur zotit Rama dhe socialistëve që të konsolidojnë pushtetin. Nuk besoj se ky është momenti të diskutojmë sesi po qeveris zoti Rama apo socialistët në përgjithësi.

Ajo që duhet të kemi, është një opozitë e fortë dhe ne nuk e kemi parë këtë, ky është problemi. Është diçka të kritikosh qeverinë për disa gjëra, por nga ana tjetër duhet të jetë edhe një alternativë e pranuar për shqiptarët, të cilët duhet të mendojnë që duhet ta japin votën këto grupi apo koalicioni.  Kjo nuk është një zgjedhje amerikane, është një zgjedhje shqiptare dhe këtë dua të shoh. Nëse përfshihet zoti Berisha apo jo, kjo u takon shqiptarëve, por duhet të ketë një përforcim të opozitës në Shqipëri, ndryshe nuk do të ishte mirë për askënd.”– tha ai.

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar13 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix13 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook