Lidhu me ne

Radar

Mike Pence: Republikanët ‘kanë zgjedhje më të mira’ se Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë


Ish-zëvendëspresidenti Mike Pence tha se republikanët ‘kanë zgjedhje më të mira’ për president në zgjedhjet e vitit  2024 sesa ish-presidenti Donald Trump.

Pence theksoi në një intervistë për Fox News, se votuesit republikanë dëshirojnë një kthim në politikat e administratës Trump, por duan të shmangin qasjen përçarëse të tij ndaj Shtëpisë së Bardhë. Ndërsa Pence tha se Trump ishte i vetmi kandidat që mund të mundte Hillary Clinton në 2016, ai shtoi se ‘kohë të ndryshme kërkojnë lidership të ndryshëm’.

“Unë sinqerisht besoj se do të kemi zgjedhje më të mira. Dëgjoj njerëz që thonë se do donin që ne të ecnim përpara me një udhëheqje që do bashkojë vendin rreth idealeve tona më të larta dhe do të pasqyrojë llojin e respektit dhe civilizimit që populli amerikan i tregon njëri-tjetrit çdo ditë.” – tha Pence.

Komentet e Pence vijnë teksa ish-presidenti Donald Trump shpalli kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2024 në një fjalim në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida dy ditë më parë.

Ish-zëvendëspresidenti tha se është krenar që republikanët morën përsëri Kongresin në zgjedhjet afatmesme.

Donald Trump, në kohën kur ishte president, kritikoi Pence për certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve 2020, duke postuar në Twitter më 6 janar 2021 se zëvendëspresidenti ‘nuk kishte guximin të bënte atë që duhej bërë’.

Pence tha të martën se ai i qëndroi gjithmonë besnik Donald Trump-it si zëvendëspresident por deklarata e Trump më 6 janar e ndryshoi marrëdhënien mes tyre.

“Në atë çast, kur ai postim u shfaq në Twitter, u zemërova.” – tha Pence.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore5 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar5 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore5 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix5 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet6 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore6 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook