Lidhu me ne

Sport

VIDEO: “E ruaj hirin e djalit tim, flas me të çdo ditë…”, Cristiano Ronaldo flet për herë të parë për vdekjen e të birit

Cristiano Ronaldo e ka përshkruar humbjen tragjike të djalit të tij si një nga momentet më të vështira të jetës, pasi ka mirëpritur njëkohësisht një vajzë me gruan, Georgina Rodriguez.

Sulmuesi i Manchester United foli për këtë pjesë delikate gjatë intervistës me Piers Morgan.

Është ndoshta momenti më i keq i jetës sime që kur më vdiq babai. Kur ke një fëmijë, pret që gjithçka të jetë normale dhe kur e ke atë problem është e vështirë. Kur je qenie njerëzore siç jam unë. Unë dhe Georgina patëm një moment të vështirë sepse nuk e kuptojmë pse na ndodhi ne”, u shpreh Ronaldo.

Ai shtoi: “Unë u përpoqa t’i shpjegoj familjes dhe miqve të mi të ngushtë se kurrë nuk kam qenë i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtin moment. Nuk jam ndjerë kurrë në atë mënyrë. Është e vështirë ta shpjegosh. Nuk e dini a të qani apo të qeshni”.

Cristiano qau, kur kujtoi momentin që ai dhe Georgina Rodríguez mbërritën në shtëpi pas lindjes së njërit prej binjakëve dhe vdekjes së tjetrit: “Gio erdhi në shtëpi dhe fëmijët filluan të thonë: ku është bebja tjetër…”

Cristiano Ronaldo zbuloi se e mban hirin e djalit të tij, së bashku me atë të babait, i cili vdiq në vitin 2005, në një kishë të krijuar në bodrumin e shtëpisë së tij: “Unë flas me ta gjatë gjithë kohës dhe ata janë pranë meje. Më ndihmojnë të jem njeri më i mirë, baba më i mirë. Jam krenar për këtë…, për mesazhin që më dërgojnë, veçanërisht djali im”.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar2 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix2 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske3 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske3 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar3 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix3 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar3 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix3 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook