Lidhu me ne

Sport

Kupa e Botës 2022 në shifra

FIFA World Cup: Which teams have qualified to Qatar 2022? Full list of all  32 nations | Sporting News United Kingdom

Këtë të diel do të nisë në Katar edicioni i 22-të i FIFA World Cup.

Turneu do të nisë kur vendi pritës do të luajë përballë Ekuadorit dhe do të përfundojë pas katër javësh. Kampionati Botëror i Futbollit për meshkuj është ngjarja sportive më popullore në botë.

Ashtu si edhe në Kampionatet e mëparshme, miliarda telespektatorë do ta ndjekin në TV apo në streaming në më shumë se 200 vende.

Ndër yjet më të famshme të futbollit që do të shfaqin gjithë aftësitë e tyre për të shënuar përmendim anglezin Harry Kane, francezin Kylian Mbappe dhe futbollistin brazilian Neymar.

Ndër të tjera, futbollistët legjendarë Cristiano Ronaldo (37 vjeç, Portugali) dhe Lionel Messi (35 vjeç, Argjentinë) do të përpiqen të dy të fitojnë trofeun e parë të Kupës së Botës, në atë që mund të jetë pjesëmarrja e fundit në këtë ngjarje.

Brazili, i cili e ka fituar për herë të fundit trofeun në vitin 2002, është favorit për fitoren këtë vit.

Skuadra të tjera favorite janë Franca, Argjentina, Anglia dhe Spanja. Të gjithë këto vende kanë fituar të paktën një trofe të Kupës së Botës.

Më poshtë janë disa të dhëna interesante rreth Kupës së Botës në shifra

Vendi pritës – Katari

229 miliardë dollarë – Kosto e vlerësuar që Katari po shpenzon për të mirëpritur Kupën e Botës. Shpenzimet përfshijnë ndërtimin e shtatë stadiumeve të reja, një rrjet metroje që lidh stadiumet, një aeroport, spitale, hotele dhe qendra tregtare. Për krahasim, Rusia shpenzoi 11.6 miliardë dollarë për të pritur Kupën e Botës 2018.

17 miliardë dollarë – Rritja e vlerësuar e të ardhurave që Katari do të marrë nga organizimi Kupës së Botës. FIFA mendohet se do të gjenerojë 7 miliardë dollarë të ardhura.

3 milionë – Numri i biletave të shitura për Kupën e Botës. 10 blerësit kryesorë të biletave, sipas vendeve, janë: Katari, Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, Anglia, Meksika, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentina, Franca, Brazili dhe Gjermania.

2.8 milionë – Popullsia e Katarit, i cili është vendi me më pak banorë që pret Kupën e Botës.

1.2 milionë – Katari vlerëson se gjatë turneut të Kupës së Botës do të mirëpresë 1.2 milionë vizitorë. Parashikohen 1.300 udhëtime çdo ditë, gjatë kohëzgjatjes së Kampionatit Botëror.

Ministri i Shëndetësisë njoftoi se nuk është më i nevojshëm test negativ Covid për të hyrë në vend.

84 – Është temperatura mesatare e lartë (në gradë Fahrenheit) në nëntor (rreth 29 gradë Celsius). Në dhjetor, temperatura mesatare ulet në 75 gradë Fahrenheit (rreth 24 gradë Celsius).

Temperatura mesatare në korrik, kur zhvillohet Kupa e Botës, është 106 gradë Fahrenheit (41 gradë Celsius).

5 – Numri i vendeve aziatike që janë kualifikuar për Kupën e Botës. Katari është vendi i dytë aziatik që zhvillon Kupën e Botës, pas Japonisë dhe Koresë së Jugut në vitin 2002.

Vende të tjera

209 – Numri i vendeve anëtare të FIFA-s.

32 – Numri i vendeve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2022. Numri total i ndeshjeve është 64. Në vitin 2026, në turneun që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada do të jenë 48 vende pjesëmarrëse, fusha më e madhe e të gjitha kohërave, me 80 ndeshje në total.

13 – Numri i vendeve europiane pjesëmarrëse në Kupën e Botës është më i larti krahasuar me çdo kontinent tjetër. Bëhet fjalë për Gjermaninë, Danimarkën, Belgjikën, Francën, Kroacinë, Serbinë, Anglinë, Zvicrën, Holandën, Poloninë, Portugalinë dhe Uellsin.

Rusia, ku u zhvillua Kampionati Botëror i Futbollit në vitin 2018, është përjashtuar, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Gjithashtu, në një përmbysje të madhe, Italia, katër herë fituese e Kupës së Botës, nuk u kualifikua duke humbur ndaj Maqedonisë së Veriut në një raund të play-off-it europian. Italia nuk arriti të kualifikohej as në vitin 2018.

– Vetëm tetë vende e kanë fituar Kupën e Botës – Brazil, Gjermani, Itali, Argjentinë, Francë, Uruguai, Spanjë dhe Angli. Meksika është kualifikuar në 16 Kampionate, duke mos fituar asnjëherë.

– Numri i Kupave të Botës të fituara nga Brazili, më shumë se çdo vend tjetër. Brazili është edhe i vetmi vend që ka marrë pjesë në të gjithë Botërorët. Brazili është kualifikuar edhe në më shumë gjysmëfinale (11) se çdo vend tjetër. Gjermania dhe Italia kanë fituar secila 4 Kupa Bote.

Futbollistë

40 – Numri i vlerësuar i lojtarëve të MLS që do të marrin pjesë në Kupën e Botës, shifër rekord.

26 – Numri i lojtarëve për skuadër, krahasuar me 23 në Botërorët e mëparshëm. Një nga arsyet është zhvillimi i Kupës së Botës në mes të sezonit futbollistik për klube 2022-2023.

16 – Numri i golave të shënuar në historinë e Botërorëve nga futbollisti gjerman Miroslav Klose, më shumë se çdo lojtar tjetër. Klose ka luajtur në katër Kampionate Botërore, përkatësisht në vitet 2002, 2006, 2010 dhe 2014.

13 – Numri i golave të shënuar nga futbollisti francez Just Fontaine në Kupën e Botës 1958, numri më i lartë në një turne të vetëm.

– Numri i trofeve të Kupës së Botës të fituar nga Pelé, më shumë se çdo futbollist tjetër. I cilësuar si lojtari më i madh i shekullit XX, Pelé ka qenë pjesë e skuadrës së Brazilit që ka fituar Kupën e Botës në vitin 1958, 1962 e 1970.  20 futbollistë kanë fituar dy tituj të Kupës së Botës.

Televizion dhe Streaming

5 miliardë – Numri total i vlerësuar i spektatorëve, që sipas FIFA, do të ndjekin Kupën e Botës. Kampionati Botëror i Futbollit 2018 u ndoq nga rreth 3.5 miliardë spektatorë në botë.

Kupa e Botës është ngjarja sportive që shihet dhe ndiqet më shumë në planet.

/ Forbes

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Rikthehet ‘Squid Game’ me sezonin e tretë dhe të fundit

Netflix ka publikuar trailer-in e sezonit final të “Squid Game”. Do të shfaqet më afër nga sa mendoni; më 27...

Mix9 orë më herët

Christian Bale: Të jesh i mërzitshëm është mëkat…

Aktori Christian Bale vitin e shkuar e gjeti veten duke xhiruar tre filma të ndryshëm, dhe ky fakt e bën...

Mix11 orë më herët

Ky truk marketingu i Coco Chanel do t’ju bëjë të dyshoni në rregullat e biznesit

Coco Chanel nuk kishte planifikuar të ndryshonte botën e parfumerisë. Në fakt, në fillim, Chanel No. 5 ishte një dështim....

Mix11 orë më herët

Mashtrimi që tronditi Australinë: Rikthehet historia e Belle Gibson në Netflix

Ishte një histori që preku miliona: një vajzë e re, e bukur dhe e vendosur, që pretendonte se kishte mposhtur...

Mix12 orë më herët

Florence Pugh rrëfen frikën gjatë xhirimeve të “Thunderbolts”

Florence Pugh ka rrëfyer se ishte e bindur se do të vdiste gjatë një skene të rrezikshme që realizoi për...

Radar15 orë më herët

“Berisha do dalë edhe më dobët se në 2021-shin, forcimi i partive të reja çon në shpërbërje të PD-së” – Juristi Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu parashikoi një humbje të thellë të PD-së dhe Sali Berishës në zgjedhjet e 11 majit. Duke komentuar...

Radar15 orë më herët

A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj?

Shkruar nga Armand Shkullaku Pse e shqetësojnë Edi Ramën komentet mbi sondazhet, kur ato që kanë rëndësi janë shifrat elektorale?...

Mix1 ditë më herët

Mish i huaj në hundë, shkaqet, simptomat dhe faktorët e rrezikut

Polipet nazale ( mish i huaj në hundë) janë masa beninje jo të dhimbshme që rriten në mukozën e hundës....

Mix1 ditë më herët

Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Anemia është një gjendje shëndetësore ku trupi nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut ose kur këto...

Mix1 ditë më herët

Pse Rare Beauty e Selena Gomez po zgjedh Substack në vend të Instagramit?

Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me përmbajtje të shpejtë dhe të konsumueshme, aty kemi edhe Rare Beauty, marka e grimit...

Facebook