Mix
Kjo veshje e Princeshë Kate Middleton do të jetë trendi i këtij sezoni
Katte Middleton
Ka diçka tek princesha e Wales, Kate Middleton, që e bën të duket shumë mbretërore, elegante dhe fine, pavarësisht se çfarë mban veshur. Madhështia qëndron tek thjeshtësia e saj, por sigurisht edhe tek kombinimet e ngjyrave.

Për shembull, gjatë dimrit ngjyra bezhë është e preferuara e saj dhe ju mund ta rikrijoni këtë kombinim pa shpenzuar sa Kate. Tonalitetet e tokës nuk ju zhgënjejnë kurrë aq më tepër nëse i vishni siç duhet.

Një pallto bezhë që s’njeh kohë, një golf po bezhë dhe pantallona/funde në nuanca të ngjashme e bëjnë veshjen të duket shumë e shtrenjtë.


Mos harroni aksesorët. Një rrip mund të ndryshojë gjithë idenë e kombinimit tuaj.
Në rast se eventi apo lokacioni s’e pranon fundin, pantallonat në tonalitetet të afërta mbeten gjithashtu opsion.
Burimi: Alp Gossip.
