Mix
Kate dhe Meghan, të dyja me kostume të bardha: Cila duket më bukur?

Kate Middleton dhe Meghan Markle, të dyja kanë veshur këtë vit kostume të bardha, por njëra u shfaq më sfiduese, ndërsa tjetra më konservatore në përzgjedhje. Në fillim të këtij viti Megan, me rastin e një eventi në Hagë, veshi një kostum të bardhë jashtëzakonisht modern.

Bizhuteritë prej ari, një çantë dore e bardhë dhe këpucët stiletto e bënë edhe më joshëse pamjen Dukeshës së Sussex-it, e cila vendosi të mos vishte bluzë nën xhaketën e bardhë klasike të markës së modës “Valentino”.


Kate nga ana tjetër disa herë deri tani ka veshur kostume të bardha, më së fundi në Lojërat e Komonuelthit, ku u shfaq me nje veshje të tillë të firmosur “Alexander McQueen”, dhe shumë kritikë të modës e cilësuan si të përsosur.
