Lidhu me ne

Radar

Buxheti në parlament/ Klani i Erion Veliajt në PS, del hapur kundër Edi Ramës

Buxheti në parlament/ Klani i Erion Veliajt në PS, del hapur

Prej kohësh përflitet brenda radhëve të Rilindjes një ashpërsim i luftës së ftohtë, mes klanit të Erion Veliajt dhe pushtetit të Edi Ramës në PS.

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, i cili në qarqet e Partisë Socialiste njihet si pjesë e grupit të Erion Veliajt, gjatë fjalës së tij në parlament këtë të enjte ku po debatohet buxheti i shtetit, ka dalë hapur kundër qeverisë.

Ai ka atakuar disa pika delikate të buxhetit të vitit të ardhshëm, të cilat kanë ndikim direkt në shtresat e gjera të popullatës dhe automatikisht, edhe te vota për zgjedhjet e ardhshme. Sipas Xhafajt qeveria Rama duhet të ishte më e përulur, veçanërisht me shtresat e pambrojtura.

Duke folur gjatë diskutimit të projektbuxhetit, ai e ashpërsoi gjuhën duke akuzuar se teksa flitet për kohë lufte, shpenzimet dhe investimet janë si në kohë paqeje.

“Situatat aktuale duhet ta bëjnë qeverinë shumë më të përulur, shumë më komunikuese me grupet e interesit dhe më kryesorja edhe më transparente dhe të angazhuar realisht në luftën kundër korrupsionit, në menaxhimin dhe mirëpërdorimin e fondeve buxhetore. Është absurde që kur flasim për kohë lufte të programojmë disa investime dhe shpenzime si në kohë paqeje, që të ketë kuptim edhe në këtë rast ajo shprehja e mençur e popullit “shtriji këmbët sa ke jorganin”. Kjo edhe për faktin se këmbanat e krizës energjetike dëgjohen për herë e më pranë si një pandemi e re ekonomike”, tha Xhafaj.

Sipas tij, “Buxheti edhe në këto kushte shtrëngese mund dhe duhet të ishte më shumë i fokusuar te grupet e interesit apo xhepin e të pamundurit, veçanërisht te pensionistët pa mbështetje shtesë. Mbi të gjitha duhet të programojmë më mirë disa politika më incentivuese për rininë si kualifikimi teknologjik, mbështetja e bizneseve të reja, shtimi i banesave sociale për çiftet e reja, punësimi i të rinjve, krijimi i lehtësive për bizneset e huaja prodhuese në vend dhe veçanërisht atyre që ofrojnë dhe garantojnë vende të reja pune”.

Kujtojmë se Edi Rama gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021 tentoi që ta eliminonte nga politika Fatmir Xhafajn, duke e vendosur pas vijës së sigurisë në listën e deputetëve të Tiranës. Atëherë Erion Veliaj mobilizoi gjithë resurset njerëzore dhe jo vetëm, me synimin që Xhafaj të thyente herësin dhe të futej në parlament. Dhe ashtu ndodhi.

Edhe pse në pamje të parë brenda lidershipit të Partisë Socialiste duket sikur ka një unitet me rastin e zgjedhjeve të ardhshme për bashkitë, lufta prapa skene brenda Partisë Socialiste për trashëgiminë e fronit, po bëhet gjithmonë e më e qartë.

Erion Veliaj dhe grupi i të pakënaqurve nga Rama brenda PS-së, sa vjen dhe po mobilizohen më shumë. Kryebashkiaku i Tiranës duke qenë koshient dhe duke pasur informacion të dorës së parë nga ndërkombëtarët për degradimin dhe lëshimin e shpejtë që po i bëhet pushtetit të korruptuar të Edi Ramës, ka nisur të shpalos lojën e tij ambicioze.

Pak kohë më parë ai ishte në SHBA në një vizitë të gjatë misterioze, por me sa duket të suksesshme, sepse menjëherë pas kthimit në atdhe blindoi ri-kandidimin për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Duket Edi Rama u detyrua, apo u shantazhua, që ti jepte fund skemës për eliminimin e Veliajt duke piketuar më herët Belinda Ballukun për këtë post.

Erion Veliaj është i ndërgjegjshëm që Edi Rama pavarësisht përçarjes së paprecedentë të opozitës, (e cila nuk do vazhdojë pafundësisht kështu), nuk ka asnjë gjasë tu mbijetojë zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2025, pavarësisht nga rezultati që do të marrë për bashkitë.

Gjithashtu tashmë ai e di që rruga, qoftë te zyra e kryeministrit por sidomos te froni i PS-së, kalon nga bashkia e Tiranës. Këtë të fundit e ka siguruar tashmë, por mendja i punon vetëm për ambicien finale. Dhe ka nisur në fakt nga puna.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook