Lidhu me ne

Temporal

Arkitektura brutaliste ka si synim ta poshtërojë, konfuzojë, frikësojë dhe hutojë psikologjinë e njeriut

Shqipërisë së varfër, nga të gjitha të këqijat që ka, i mungonte edhe arkitektura brutaliste për ta bërë atë edhe më të shëmtuar, më të dhunshme dhe armiqësore për syrin dhe qënien njerëzore.

Fatmir Gjoni

KUSH E SOLLI DHE CFARË I DUHET ARKITEKTURA BRUTALISTE SHQIPERISË?…

U bë shume kohë që reflektoj mbi cdo ndërtim apo projekt që bëhet, qoftë nga shteti qoftë nga privatët, në vendin tonë.

May be an image of sky and text

Gjithmonë shoh diҫka brutale në secilën prej tyre. Kushdo që sheh ndërtesat e reja në të gjithë vendin mund të vë re që të gjitha kanë disa elementë të përbashkët arkitekturore që i ndërlidh. Të gjitha kanë ose dritare të ngushta, shkallare të çuditshme, pjesë të dala dhe të futura, forma të ndryshme nga rrethore, tek kubiket, të lakuara, të mbivendosura ose të copëzuara, të holla poshtë e të mëdhaja lart, ballkone të cuditshme, të dala në formën e lojës tetris, etj, etj.

Këto më kishin bërë përshtypje gjithmonë dhe më jepnin një ndjesi negative por nuk dija se cfare emri ti vendosja.

May be an image of monument, sky and text

U habita kur rastësisht lexova diku termin arkitekture brutaliste. Nuk e dija që ekzistonte një linjë e tillë. Të gjitha këto elementë që gjejmë në ndërtesat në Shqipëri, në botën e arkitekturës u njihkan si arkitektura brutaliste.

May be an image of monument, sky and text

Dhe i shkon fiks ky emër. Sepse të gjitha ndërtesat e reja që kur filloji rilindja me janë dukur brutale.(Kushdo që nuk e beson dhe që nuk është i fushës mund të kërkoni online për arkitekturën brutaliste.) Këto ndërtesa nuk është se janë vetëm të shëmtuara por janë edhe armiqësore dhe “të dhunshme”. Shumë veta e lidhin brutalismin nga vlera dhe emocioni që tejçon me diktaturën.

Dhe realisht diktaturat kanë vërtetuar që janë të dhunshme dhe të shëmtuara për rracën njerëzore. Shumë zëra kritikë të saj gjykojnë që arkitektura brutaliste ka si synim ta poshtërojë, konfuzojë, frikësojë dhe hutojë psikologjinë e njeriut. E thënë ndryshe një vepër e djallit.Pse po i ndërtojmë ne në vitin 2022 kur bota i ndërtoi rreth viteve 1950 dhe u detyra ti prishë brenda 20-30 vitesh?

May be an image of 5 people, outdoors and text

Si e lejuan ata që merren me artin, arkitekturën, me planifikimin urban, me psikoligjine apo me shumë profesione të tjera që janë të lidhur me jetën komunitare dhe mirëqënien shëqorëre, të mund të gjykojnë më qartë nëse Shqipërisë së varfër, nga të gjitha të këqijat që ka, i mungonte edhe arkitektura brutaliste për ta bërë atë edhe më të shëmtuar, më të dhunshme dhe armiqësore për syrin dhe qënien njerëzore.

May be an image of sky and text

Besoj fort që arkitekturën brutaliste e solli dikush dhe po bëhet për ta poshtëruar këtë vend. Për shëmbull, mendo që kanë arritur deri aty sa të bëjnë ndërtesë me fytyrën e Skënderbeut, komplet me elementë të arkitekturës së brutalizmit. E plot, e plot, kudo nëpër Shqipëri. E kjo nuk është vetëm kosto psikologjike e urbanistike, është një kosto marramendëse ekonomike kurdo që shoqëria do vendosa ta zhbëjë çmendurinë brutale që po lulëzon sot. Njëjtë si me bunkerët.

Dhe arkitekturën brutaliste nuk është se e sollën një grup arkitektësh e as studiosh të famshme dizenjuese. Panvarësisht se u emërohen X-it apo Y-it. Të gjitha strukturat e ndërtuara për rekreativitet, banim, institucione apo përdorime të tjera, private apo shtetore, dhe që kanë elementë të brutalismit në dukjen e tyre, unë besoj fort që kanë vetëm një emër dhe një zyrë nga ku ndikohen ose kamuflohen të gjitha. Ajo është Kryeministria jonë. Dhe nuk më vjen çudi pasi edhe sjelljen e ka brutale, edhe mendjen e ka brutale, edhe shpirtin e ka brutal. Dhe nuk ka shpejgim tjetër fakti që cdo ndërtesë në Shqipëri duket sikur është bërë nga e njëjta dorë.

May be an image of outdoors and text

Besoj fort se arsyeja pse shpërthyen lejet e ndërtimit në Shqipëri e sidomos në Tiranë është se që të marrësh leje ndërtimi duhet projektin ta shkarravisë dikush i rendësishëm me element të arkitekturës brutale.

Faktikisht është nga ato marrëveshjet që ka benefite për të dy palët. Për ndërtuesin është që fiton me lejen e ndërtimit dhe për atë që shkarravit brutalizmin e tij nëpër ndërtesa gëzon sepse do të lë gjurmët e veta pas vdekjes. Si cdo diktator, egoist dhe brutalist tjetër që beson që është superqënie njerëzore.

May be an image of 2 people, skyscraper and text

E keni vënë re që ka arritur deri atje sa të fuse duart e tij brutale edhe tek ndërtimet e tërmetit?! Të gjitha shtëpiat, shkollat dhe çerdhet e ndërtuara prej tërmetit janë me dritare të ngushta ose të cuditshme, ndërtesat në Fushë-Krujë janë totalisht në formë rrethore, si kazan apo cisterna uji, në Thumanë ka ndërtuar një tip panteoni me dritare të cuditshme e forma të cuditshme. Etj, etj.

May be an image of 1 person, outdoors and text

Është cmenduri dhe brutale që Kryeministri i këtij vendi të eksperimentojë brutalizmin e mendjes së tij në të ardhmen e këtij vendi. Dikush duhet t’i thojë ndal brutalzimit i cili ka hyrë në cdo element të jetës së njerëzve të këtij vendi. Shqipëria nuk ka nevojë edhe për një arkitekturë brutale. Nuk ka nevojë për më shume brutalizëm.

May be an image of outdoors and text

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook