Lidhu me ne

Radar

Katër politikanët që hoqën dorë nga politika për televizionin

Katër politikanët që hoqën dorë nga politika për

Grida Duma lajmëroi largimin nga politika duke lënë mandatin e deputetes.

Megjithëse nuk ka konfirmuar ende asgjë, thuhet se ish deputetja do të bëhet pjesë e një projekti mediatik. Megjithatë, Grida nuk është e vetmja që heq dorë nga politika për t’ju bashkuar medias.

Ditën e djeshme, Grida Duma dorëzoi mandatin e deputetes dhe sipas asaj që është raportuar deri më tani, thuhet se do t’i bashkohet “Top-Channel” për të qenë drejtuese e një emisioni politik.

Megjithatë, duhet theksuar se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e ish deputetes demokrate.

Luan Rama

Luan Rama është një tjetër emër i njohur që la politikën për median. Para se t’i bashkohej televizionit Ora News, ku drejton emisionin “Drejt”, ai ka mbajtur poste të rëndësishme në politikë si Ministër i Brendshëm, Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së, si dhe deputet.

Erla Mëhilli

Erla Mëhilli ka qenë zëdhënësja e ish kryeministrit, Sali Berisha për një periudhë të gjatë kohe. Megjithatë, pas këtij posti, ajo vendosi të largohej nga politika duke e provuar veten në fushën e gazetarisë. Pas largimit të Ilva Tares në SHBA, emisioni “Now” në Euronews drejtohet nga Erla.

Ben Blushi

Ben Blushi ka qenë me profesion gazetar dhe më pas i hyri politikës. Ai ishte ministër arsimi në kabinetin e qeverisë Nano dhe për vite me radhë, ishte edhe një nga deputetët më në zë të Partisë Socialiste. Pas shkëputjes nga partia socialiste, ai krijoi partinë e tij “Libra” në 2016-ën.

Pas shkrirjes së saj, Blushi iu rikthye profesionit të vjetër por këtë herë si drejtor i përgjithshëm i “Top-Channel”, ndërsa tani mban po të njëjtin post por në “Euronews Albania.”

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix2 orë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix2 orë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix3 orë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 orë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix5 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix5 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix6 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix6 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Facebook