Lidhu me ne

Radar

Rama tallet me Veliajn: I ke të vogla

Veliaj e Rama në Parkun e ri të Liqenit të Paskuqanit: Tirana dhe Kamza  dikur plot me plehra, por sot me 7 ura – Abc News

Shteti lëshohet për fushatë në Kamëz/ Rama tall Veliajn: I ke të vogla

Një kryebashkiak socialist në bastionin demokrat të Kamzës, u mundësua nga bojkoti që opozita i bëri zgjedhjeve vendore të vitit 2019, kur Rakip Suli ishte e vetmja kandidaturë.

Marrja e një mandati të dytë në Kamëz duket një nga sfidat e vështira të Edi Ramës për vendoret e 14 majit, ndaj fushata nisi herët me një batalion nga bashkitë fqinje dhe drejtuesit më të lartë të shtetit.

Pas gati dy vitesh, në terren doli edhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla. Krahas saj, reklamimin e punëve të Bashkisë se Kamzës kishte vajtur ta bënte edhe Erion Veliaj, që mori fjalën para të zotit të shtëpisë.

Veliaj: Do i japim edhe ne ndonjë kontribut me pemë se kemi stok të madh.

Rama: Ti i ke po i ke të vogla shumë.

Veliaj: Unë i kam për marshalla për atë punë.

Rama: Kurse ky i ka pemë tamam. Ti i ke nga ato që mbillen tre here.

Veliaj- Sulit: Lerë mos u provoko nga ky.

Suli: Pemët m’i ka sjellë të mëdhaja lali Eri.

Organizimi i kuruar deri në detaje, ishte kujdesur të poziciononte disa të rinj që pikturonin peizazhin e liqenit të Paskuqanit. Por jashtë kornizës doli pyetja e njërit prej tyre, për emigrimin e bashkëmoshatarëve.

“Zogjtë shtegtojnë pasi kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për jetesën e tyre. Kur do të vijë koha që të piqen kushtet që të rinjtë shqiptar të mos largohen nga vendi i tyre?”, pyeti një i ri nga Kamza.

“Të rinjtë të mos paguajnë 10 mijë paund për të kaluar kanalin e Lemas, por t’i investojnë në agroturizëm”, tha Rama.

Rakip Sulit iu desh të prishte gjithë ditën që të merrte mikrofonin në dorë. Por edhe kur i erdhi radha, iu desh të ndalej për të respektuar dikë më të fuqishëm se sa Edi Rama.

Ndërsa kryeministri zgjodhi që fokusohej më shumë tek politika e madhe e Tiranës. “Nuk ka mundësi që non grata të mos jetë i lidhur me rublat ruse ashtu edhe partia e lekut”. Duke folur për pasojat e luftës në Ukrainë, Rama u shpreh se shteti do të vijojë të mbrojë konsumatorët nga inflacioni i energjisë.

/A2CNN

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabet të tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një analizë gjaku ose derisa...

Mix12 orë më herët

Tensioni i lartë i gjakut shkatërron shëndetin në heshtje

Me sa duket i padukshëm, tensioni i gjakut mund të jetë një tregues kyç i shëndetit tonë. Kur është brenda...

Mix12 orë më herët

Jennifer Lawrence: Depresioni pas lindjes të izolon

Për rolin e saj të ri në filmin “Die, My Love” të Lynne Ramsay (“We Need to Talk About Kevin”)...

Mix12 orë më herët

Kush është Johannes Pietsch

Johannes Pietsch fituesi i Eurovision 2025, i njohur dhe me emrin e artit JJ, ka lindur më 29 prill 2001....

Radar12 orë më herët

Agron Shehaj nuk përjashton kandidimin për Bashkinë e Tiranës

Agron Shehaj, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për rezultatin e zgjedhjeve dhe të...

Mix12 orë më herët

Si te pastroni veshkat tuaja me majdanoz dhe limon

A keni probleme me urinimin e keq? Inflamacion? Djegie gjatë urinimit? A urinoni shpesh gjatë pauzave? A keni gurë në...

Kritike12 orë më herët

Media që turren drejt kronikës së zezë vetëm që të marrin klikime!

Në radion “Europa e Lirë” është botuar një shkrim që u bën thirrje njerëzve të medias, të mos turren drejt...

Mix12 orë më herët

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit të keq

Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit...

Mix12 orë më herët

Nga antioksidant në antibakterial, pse mjalti është një superushqim

Mjalti mbetet gjithmonë superushqimi ynë. Sot, më 20 maj festohet Dita Botërore e Bletëve, e themeluar në vitin 2017 nga...

Mix12 orë më herët

Dua Lipa kalon Taylor Swift, shpallet artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për vitin 2024

Ka ndodhur një ndryshim i madh në fronin e transmetimeve muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Dua Lipa ka mposhtur në...

Facebook