Lidhu me ne

Radar

Drama shqiptare në La Manshe, vepër e Edi Ramës! Vesh petkun e patriotit dhe shan si ordiner

Berisha: Drama shqiptare në La Manshe, vepër e Edi Ramës! Vesh petkun e patriotit dhe shan si ordiner

Vendimet e Pedagogëve/ Berisha: Kanë mbështetjen e plotë

Kryedemokrati Sali Berisha denoncoi qëndrimet e Edi Ramës ndaj problemeve të mëdha dhe dramës shqiptare siç e quajti ai, që luhet në kanalin e La Manshit.

Autor kryesor i kësaj drame është Edi Rama, arkitekt kryesor është Edi Rama, janë lidhjet e tij të tmerrshme me korrupsionin.

Janë vjedhjet e tij në afera qindra e qindra milionëshe, janë rrëmbimi i votës çka i bën këta qytetarë shqiptarë të pashpresë në vendin e tyre.

Janë lidhjet e forta me krimin dhe drogën të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë të vendit.

Në një konferencë për mediat ditën e sotme, Berisha deklaroi se Edi Rama këto ditë është angazhuar në një betejë politike të brendshme në politikën e Britanisë së Madhe.

Sipas tij, i këshilluar nga këshilltarë që duan ta shndërrojnë çështjen e shqiptarëve një luftë të brendshme për pikë politike, Edi Rama kalon nga një konferencë në tjetrën, duke përdorur gjuhën e një njeriu ordiner, që tregon se nuk ka minimumin e edukatës familjare apo njerëzore, gjuhë që bazohet në urrejtje dhe që për interesa të tij është i gatshëm të përdorë çdo fjalë dhe të mbajë çdo qëndrim.Kjo që po ndodh me shqiptarët në Britaninë e Madhe është kryekëput vepër e Edi Ramës.

Kjo ikje masive e shqiptarëve diktohet nga kjo qeveri që nuk ka ligj dhe as moral dhe vret shpresën e shqiptarëve çdo ditë.

Vesh petkun e patriotit dhe shan si ordiner në rrugë. Rama duhet ta dijë mirë se eksporti i krimit është një nga aktet më të rënda që një vend mund të bëjë ndaj fqinjëve të tij dhe vendeve të tjera.

Dënoj me forcën më të madhe këto qëndrime të cilat qëndrojnë në themel të dramës shqiptare që luhen në La Manshe.

Kriminel dhe kryekriminela është qeveria e Edi Ramës, është vetë Edi Rama, ministrat dhe zyrtarët e tij, që arritën deri në atë pikë sa zhdukën çdo kontroll në kufijtë e vendit.

Në fjalën e tij Berisha përshëndeti edhe Sindikatën e Pedagogëve të vendit, për betejën e tyre, vendosmërinë, mbrojtjen që kjo sindikatë u bëri dhe u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve dhe studentëve të universiteteve tona, por edhe interesave jetike të shoqërisë shqiptare dhe kombit shqiptar.Kjo sindikatë, në interesin më të mirë të kësaj beteje, ka vendosur të ndërpresë thirrjet për bojkot, por të vazhdojë luftën dhe betejën.

E garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe cilado organizatë apo individ që mbron një kauzë të drejtë, do ketë mbështetjen totale të PD-së.

Me këtë rast, theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në Universitetin e Tiranës të marrë gjysmën e rrogës që merr një pedagog në universitetin e Prishtinës, dhe kjo vetëm për faktin se qeveria e Kosovës nuk vjedh fondet siç vjedh Edi Rama.

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix21 orë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar21 orë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix21 orë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix21 orë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix21 orë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix21 orë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike22 orë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport22 orë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix22 orë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook