Lidhu me ne

Mix

Dhëmbë të prishur dhe të thyer, e dini ç’kuptim kanë kur i shihni në ëndërr

Dhëmbë të prishur dhe të thyer, e dini ç’kuptim

Dhëmbët në ëndërr zakonisht lidhen me shëndetin tuaj ose të një personi që është i shtrenjtë për ju. Besohet se simbolizojnë mërzi, dhimbje, fatkeqsi, sëmundje, humbje e deri vdekje. Nuk mungojnë edhe shpjegimet pozitive për shfaqjen e dhëmbëve në ëndërr, si arritja e një zgjidhjeje, fundi i një faze apo problemi tepër të vështirë.

DHËMBËT E SHËNDETSHËM në ëndërr nuk konsiderohen shenjë e mirë, pavarësisht nëse ju shfaqen dhëmbët tuaj apo të të tjerëve. Kur shihni në ëndërr sikur keni dhëmbë të shëndetshëm, kjo tregon se do të dëgjoni lajme të këqija ose se do të përballeni me disa probleme shëndetësore. Kur ju shfaqen dhëmbët e dikujt tjetër, kuptimi është i njejtë, por tregon se me një situatë të keqe do të përballet personi që ju shfaqet në ëndërr. Nga ana tjetër, një ëndërr e tillë tregon se ai person ndihet i rrezikuar, mbase edhe prej jush.

Kur në ëndërr qeshni shumë dhe dhëmbët tuaj të shëndetshëm dalin në pah, kjo tregon se jeni krenarë me veten dhe se vlerësoni të gjitha talentet dhe aftësitë tuaja.

DHËMBËT E PRISHUR parashikojnë në përgjithësi probleme financiare dhe të natyrës materiale. Parashikojnë po ashtu probleme në marrëdhënie dhe në komunikimin me të tjerët. Kujdes me kë flisni dhe kujt i besoni. Ndonjëherë, dhëmbët e prishur që shfaqen në ëndërr tregojnë se keni shokë të rremë ose njerëz që duan t’ju shfrytëzojnë.

Po ashtu dhëmbët e prishur parashikojnë debate, konflikte dhe humbje. Këshilla më e mirë është që pasi shihni në ëndërr dhëmbët e prishur, të bëni kujdes dhe të shmangni çdo përballje në një të ardhme të afërt. Kur shihni një tjetër person që ka dhëmbë të prishur, kjo tregon se të gjitha problemet që u përmendën më lart, do t’i ndodhin personit që ju shfaqet në ëndërr.

DHËMBI I THYER në përgjithësi nuk është shenjë e mirë. Çdo gjë që thyhet, gjithmonë lidhet me ndjenja intensive. Kjo ëndërr mund të përfaqësojë emocione ose ndjenja rraskapitëse, të cilat duam t’i ndrydhim. Dhëmbët e thyer lidhen me ndjenja të forta tonat, pavarësisht nëse dhëmbët e thyera janë tonat apo të personave të tjerë.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar7 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix9 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix9 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix9 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix9 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar9 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix10 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix10 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix10 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook