Mix
Volvo drejt një të ardhme me zero përplasje
Volvo drejt një të ardhme me zero përplasje
Makina juaj Volvo do të kuptojë kur ju nuk jeni në gjendjen më të mirë dhe do të ndërhyjë kur ju të keni nevojë. Njerëzit mund të jenë të shpërqëndruar, të stresuar, të përgjumur ose në gjendje të tjera të cilat ndikojnë drejtimin tuaj. Dhe kur njerëzit nuk janë në gjendjen më të mirë tyren, ato mund të kenë nevojë për ndihmë.
Për të arritur vizionin drejt një të ardhmje me zero përplasje, Volvo po studion të gjitha shkaqet që mund të çojnë në një aksident. Tradicionalisht, kompania është fokusuar në përmirësimin e makinave në mënyrë që ato të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh rreth tyre për të mbrojtur njerëzit brenda në kabinë.
Mirëpo për të gjetur mënyra të reja se si të mbrojë njerëzit, Volvo duhet të shikojë më tej – duhet të përmirësojë makinën për të kuptuar gjendjen e drejtuesit.
Kjo është arsyeja se përse po prezantohet një sistem që kupton gjendjen e drejtuesit si standard në EX90, e cila do të prezantohet në 9 nëntor 2022. Ky sistem ndijor i brendshëm në kohë reale drejtohet nga një koncept i drejtpërdrejtë: nëse Volvo mund të kuptojë se kur drejtuesi është në një gjendje që nuk është optimale për drejtimin e makinës, atëherë makina mund të sigurohet që të ndërmarrë veprimet e duhura për të parandaluar aksidentet.
Ky sistem do të debutojë në EX90 dhe do të përfshijë grupin më modern të sensorëve të jashtëm.
“Studimi ynë tregon se thjesht duke mbikëqyrur drejtimin e shikimit të drejtuesit dhe se për sa kohë sytë e tyre qëndrojnë të mbyllur, mund të kuptohet shumë mbi gjendjen e drejtuesit.” tha Emma Tivesten, Eksperte e Lartë Teknike, Volvo Cars Safety Center.
“Duke bazuar përllogaritjet në zbulimet nga studimi, sistemi ndijor lejon që makinat tona të identifikojnë në qoftë se aftësitë e drejtuesit janë dëmtuar, ndoshta nga përgjumja, shpërqëndrimi apo shkaqe të tjera për mospërqëndrimin duke ofruar asistencë ekstra që i përshtatet më mirë situatës.”
Duke përdorur teknologjinë e patentuar për mbikëqyrje në kohë reale të lëvizjes së syve dhe sjelljes në timon, makina do të jetë në gjendje të marrë vendime të duhura për të ndihmuar drejtuesin kur ai ka nevojë. Asistenca mund të nisë me një sinjal të thjeshtë që rrit volumin në varësi të situatës. Nëse drejtuesi nuk përgjigjet ndaj këtyre alarmeve, makina mundet dhe që të ndalojë në anësi të rrugës, duke lajmëruar dhe drejtuesit e tjerë përmes dritave të rrezikut.