Mix
12 ushtrimet që shkrijnë dhe tonifikojnë dhjamin e tepërt në kofshë dhe vithe/ FOTOGALERI

Të kujdesesh për formën fizike nuk është gjithmonë e lehtë, aq më tepër kur bëhet fjalë për zona specifike si kofshët dhe vithet të cilat kanë tendencën të akumulojnë më shumë yndyrë se pjesët e tjera. Por, nuk është e pamundur dhe jo me siguri duhet t’i drejtoheni dietave drastike, ushtrimeve të palestrës apo ndërhyrjeve kirurgjikale të cilat në shumë raste mund të rezultojnë fatale. Ndonjëherë ndryshimi i parë duhet të nisë nga ambienti ku kaloni më shumë kohë, siç mund të jetë fare mirë shtëpia ose ambienti i punës. Living ju sjell guidën më in të momentit nga instruktorja Alex Silver-Fagan të cilat shkrijnë dhe tonifikojnë këmbët e vithet. Bëhet fjalë për 12 ushtrime të cilat do ju marrin vetëm 15 minuta në ditë, 15 minuta që përbëjnë ndryshimin i cili ju duhet.











