Mix
Studimi: Konsumi i kafesë gjatë shtatzënisë, ndikon në gjatësinë e fëmijës!

Fillimi i ditës me një filxhan të nxehtë kafeje ose çaj me kafeinë mund të duket hyjnore për disa, por mund të ketë ndikime negative për fëmijët tek gratë shtatzëna, sipas një studimi të ri. Sipas studimit të botuar të hënën në JAMA Netëork Open, fëmijët që ishin ekspozuar ndaj sasive të vogla të kafeinës para lindjes, te cituar nga Euronews, u zbulua se ishin mesatarisht më të shkurtër se fëmijët e nënave që nuk konsumonin kafeinë gjatë shtatzënisë.
Fëmijët e nënave që kishin konsumuar kafeinë gjatë shtatzënisë ishin më të shkurtër në shtat në moshën 4 vjeçare se fëmijët e nënave që nuk konsumuan kafeinë dhe hendeku zgjerohej çdo vit deri në moshën 8-vjeçare, sipas autores kryesore të studimi dr. Jessica Gleason, epidemiologe prenatale.
