Lidhu me ne

Mix

Dhimbje të shpinës / Kurat më të mira natyrale që do t’ju sjellin shpëtimin

Back Pain

Dhimbje të shpinës / Kurat më të mira natyrale që do t’ju sjellin shpëtimin

Qëndrimi i gabuar, një mënyrë jetese e tepruar sedentare, por jo vetëm kaq. Punë e rëndë, mbipeshë madje edhe stresi ndikojnë në dhimbjet e padurueshme të mesit. Kur dhimbja e shpinës nuk është e natyrës fiziologjike, shkaqet që mund ta shkaktojnë atë janë të shumta. Nëse zgjaten me kalimin e kohës, ato mund t’i hapin rrugën dhimbjeve kronike, duke sjell komplikime edhe në kryerjen e aktiviteteve më të zakonshme të përditshme. Për të qëndruar larg bezdisjeve dhe telasheve të këqija, parandalimi natyral luan një rol kryesor, duke shmangur shpesh skenarin më të keq ,siç është ndëryrja kirurgjikale.

Dhimbja e shpinës është një nga problemet më të zakonshme shëndetësore në botën e industrializuar. Rreth 80% e popullsisë vuan nga kjo dhimbje , qoftë ai i ri apo i moshuar.Mungesa e aktivitetit dhe qëndrimi për një kohë të gjat ulur janë dy nga shkaktarët kryesor të cilët sjellin dhimbjen e padurueshme të shpinës.Edhe pse mund të duket e çuditshme dhe mendojmë se kjo dhimbje do të vazhdoj gjithmonë ,në faktë nuk është e tillë ,falë disa mënyrave natyrale dhe barnave mund të lehtësojmë dhimbjen e shpinës.

Nxehtësia

Nëse aplikoni një shishe me ujë të nxehtë ose një jastëk ngrohjeje në zonën më të dhimbshme të shpinës, nxehtësia kryen një veprim vazodilatues dhe në këtë mënyrë do t’ju  ndihmoj në relaksimin e muskujve të kontraktuar, duke lehtësuar dhimbjen. Kini kujdes ,pasi ilaçi nuk është efektiv për të gjitha llojet e dhimbjeve. Kontraktimet e muskujve mund të zbuten nga nxehtësia. Por kur dhimbja vjen nga një traumë, siç është një çarje muskulore, këshillohet që të ndërhyhet me të ftohtin, duke aplikuar akull për rreth pesëmbëdhjetë minuta, çdo dy ose tre orë. Mos harroni të mos e vendosni kurrë akullin në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, por gjithmonë mbështilleni me një leckë pambuku ose peshqir .

Arnica

Kjo bimë ka veti anti-inflamatore që mund të jenë të dobishme në prani të dhimbjes së shpinës. Gjendet lehtësisht në formate të ndryshme, duke përfshirë pomadën ose xhel për t’u aplikuar në pjesën e dhimbshme.

Masazhet

Masazhi është një ilaç i shkëlqyer për lehtësimin e tensionit të muskujve. Stimulon qarkullimin e gjakut, si dhe promovon një efekt relaksues që ndikon në të gjithë trupin. Jo të gjitha teknikat e masazhit janë të njëjta, megjithatë, dhe vetëm disa mund të ofrojnë me të vërtetë lehtësimin e  dhimbjejeve.

Burimi/Healthline

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Pse Donald Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar...

Radar1 ditë më herët

Shtëpi bari në Australi/ Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja përpara drejtësisë

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur shqiptare me mbi 80 mijë ndjekës në rrjetet sociale, është vënë në qendër...

Kryesore1 ditë më herët

Berisha ia hedh fajin partive të vogla: Na morën të paktën 8 deputetë

Sali Berisha: Opozita i ofroi këtyre forcave që bënë opozitën e opozitës koalicionin. Ato refuzuan. Dhe tani këto forca që thoni...

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin kockat në mëngjes?

Dhimbja në kocka apo kyçe sapo zgjohemi është një ankesë e shpeshtë, sidomos te të rriturit dhe të moshuarit. Këto...

Mix1 ditë më herët

Pse ndiheni të lodhur në ditët me shi!

Nëse ndiheni më të përgjumur, të lodhur apo thjesht pa energji kur bie shi, nuk jeni vetëm. Shumë njerëz përjetojnë...

Mix1 ditë më herët

Simptomat e problemeve me zemrën! Ja si t’i dalloni shenjat e para paralajmëruese, nuk është vetëm dhimbja e gjoksit

Shumë prej nesh i dinë simptomat kryesore që duhet t’i kushtojnë vëmendje kur bëhet fjalë për një atak në zemër,...

Mix1 ditë më herët

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Nju Jorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar...

Mix1 ditë më herët

8 nga frutat më të shëndetshme që mund të hani tani

Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), nuk është vetëm ajo që hani që ka rëndësi, por edhe sa shpesh e...

Temporal1 ditë më herët

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

Qytetet më të vjetra të banuara ende sot në Evropë ofrojnë prova se si qytetërimet në kontinentin tonë kanë evoluar,...

Mix1 ditë më herët

BBC zbulon videon tronditëse nga momenti i shpërthimit të nëndetëses ‘Titan’

Videoja e parë e momentit të shpërthimit të nëndetëses Titan, që i mori jetën pesë personave gjatë një zhytjeje fatale...

Facebook