Lidhu me ne

Mix

Deklarata shokuese e Manuel Neuer: Vuaj nga kanceri i lëkurës

Manuel Neuer

Portieri i Bayern Munich dhe i kombëtares gjermane, Manuel Neuer, ka zbuluar se ka bërë tri operacione për kancerin e lëkurës në fytyrë. 

36-vjeçari tha se historia e tij e kancerit ishte një forcë shtytëse, pas vendimit për t’u bashkuar me bashkatdhetaren dhe tri herë kampionen e tenisit në “Grand Slam”, Angelique Kerber, për të lëshuar një gamë produktesh për kujdesin e lëkurës, të quajtur “Newkee”.

“Ne të dy kemi një histori shumë personale të sëmundjeve të lëkurës. Në rastin e Angelique është hiperpigmentim i lidhur me diellin, në rastin tim është kanceri i lëkurës në fytyrë. Pra, fytyrën më është dashur ta operoj tri here deri tani, – tha Neuer në një deklaratë për shtyp. – Kjo është arsyeja pse ne nuk bëjmë kompromise kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga dielli. Stërvitem jashtë gjatë gjithë kohës dhe gjithashtu më pëlqen ta kaloj kohën time të lirë në natyrë”.

Neuer nuk e kishte zbuluar më parë diagnozën e kancerit të lëkurës, sikurse afati kohor se kur i zhvilloi këto operacione mbetet i paqartë. Gjermani është aktualisht në rrugën e rikthimit nga një dëmtim në shpatull, që e ka përjashtuar atë që nga fillimi i tetorit. Portieri shpreson të jetë i aftë në kohë për tri ndeshjet e fundit të Bayern Munich, përpara Kupës së Botës në Katar.

Neuer shpreson të fitojë një Kupë të dytë Botërore. Ai ka 113 paraqitje për Gjermaninë dhe ishte mes shtyllave kur fituan Kupën e Botës 2014. Neuer mori çmimin “Doreza e Artë” gjithashtu në vitin 2014, dhe u emërua në të dyja ekipet “All-Star” të Kupës së Botës, më 2010 dhe 2014.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook