Lidhu me ne

Radar

Pse zihet Rama me Top kanalin ?

Sistemi që po shemb veten

KLODIAN TOMORRISistemi që po shemb vetenGazetari Klodian Tomorri

Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, më pyeti se sa para mund të ketë Edi Rama. Sigurisht, përgjigja ime ishte që nuk e di. “Por- i thashë- për një gjë jam shumë i sigurtë. Rama është i detyruar të financojë një sistem tmerrësisht shumë të kushtueshëm, i cili në afatgjatë është gjithmonë i paqëndrueshëm.” 

Të gjithë shqiptarët e kanë të qartë se në përplasjen e fortë mes Edi Ramës dhe “Top Channel” nuk ka asgjë parimore. Edi Rama nuk u bë autokrat dhe shpopullues i Shqipërisë, papritmas në ditën e 3334-t të tij si kryeministër. Ashtu sikurse “Top Channel” nuk u bë një televizion gjobaxhi beftas në vitin e tij të 21-të. Ndaj ky është një sherr që ka vetëm një motiv. Paranë.

Por ndonëse arsyeja e konfliktit është paraja, domethënia e tij është shumë më e thellë se kaq. Ky sherr është simptoma e para e sistemit që po shemb veten. Dhe nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

Në dekadën e fundit, Shqipëria ka hyrë në qark vdekjeprurës qeverisjeje. Në fakt, fillesat e tij janë ca më të hershme, por tani sistemi rrotullohet i gjithi rreth parasë dhe funksionon vetëm falë saj. Para për të blerë influencë dhe lobim në arenën ndërkombëtare, para për të financuar aparatin e brendshëm të propagandës, para për të blerë votat, para për të kenaqur të fortët e krimit, para për oligarkët klientë dhe në fund para për të mbuluar të gjitha këto.

Nga pikëpamja financiare një sistem i tillë mund të mbijetojë për një farë kohë. Por në afatgjatë ai është gjithmonë i paqëndrueshëm. Për një arsye shumë të thjeshtë. Ky është një sistem që nuk e shpërndan paranë në bazë të rregullave të tregut, por e shpërndan atë në bazë të lidhjeve, interesave politike apo shantazhit të ndërsjelltë.

Kur të mirat materiale shpërndahen sipas rregullave të tregut dhe meritës, sistemi nuk bie asnjëherë sepse ata që marrin përfitimet kanë krijuar një vlerë ekonomike për shoqërinë. Pra rrisin tortën e mirëqënies dhe marrin pjesën e tyre. Por kur përfitimet ekonomike nuk shpërndahen nga tregu dhe merita, ata që marrin paratë nuk krijojnë asgjë. Ky është mekanizmi i parë i paqëndrueshmërisë, ai që krijon deficitin e sistemit.

Mekanizmi i dytë është ai që e shumëfishon atë. Përgjithësisht etja e njeriut për para është e pafundme. Dhe faktori i vetëm që e frenon është pamundësia për të prodhuar pambarisht vlerë ekonomike. Por kur paraja që ti fiton nuk varet më nga vlera ekonomike që prodhon, atëherë etja nuk shuhet asnjëherë. Nëse kësaj i shton edhe xhelozinë që lind natyrshëm në procesin e shpërndarjes së plaçkës së pamerituar, atëherë sistemi shndërrohet në një bombë financiare me sahat.   

Me pak fjalë, Rama nuk e shuan dot më etjen e klientëve të tij me para. Ndaj tani është i detyruar që me disa prej tyre të luftojë, edhe pse nuk do ta kishte dashur kurrë këtë. Sepse sistemi ka filluar të shembet. Qytetarëve tani u mbetet vetëm një gjë. Të luten që ngrehina t’i zërë të gjithë poshtë.

MË TEPËR

Radar12 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar15 orë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix15 orë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook