Mix
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly publikuan foton e tyre për festën e Halloween
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly publikuan foton e tyre për festën e Halloween-it. Ndonëse për dikë ajo mund të ishte thjesht një foto provokuese, kryesisht nga imazhi i Megan, pjesa më e madhe e komentuesve vërshuan në komente negative.
Kelly ishte veshur si një prift, ndërkohë që Fox, u cilësua si një skllave seksi. Kanë qenë besimtarët katolikë ata që kanë shpërthyer, duke cilësuar se ky është ofendim për priftërinjtë, pasi siç dihet ata nuk lejohen të bëjnë gjëra të tilla.
Të tjerë kanë komentuar negativisht për shkak të shfaqjes së Megan, e cila duket si një skllave seksi, një imazh i shëmtuar ky për shumë femra, që vërtet u ngjalli frikë.