Lidhu me ne

Mix

Ky është sekreti për të patur një raport seksual më të mirë me partnerin

Nëse jeni në një fazë kur me partnerin nuk po ndiheni shumë të afërt për shkak të raportit seksual, ka diçka që mund ta ndryshojë situatën tuaj. Biseda rreth seksit është e dobishme, sepse mund t’i afrojë partnerët dhe të ndihmojë në thellimin e intimitetit dhe ndërtimin e besimit të ndërsjelltë.

Lidhshmëria emocionale dhe liria e të qenit të sinqertë ndaj njëri-tjetrit mund të kontribuojnë që edhe në seks të jemi më të kënaqur, andaj biseda e mirë  është baza e çdo marrëdhënieje.

Por pse është shpesh kaq e vështirë për ne që ta fillojmë atë?

Shumica e meshkujve ndiejnë presion rreth faktit se sa të mirë janë në krevat. Të jesh mjaftueshëj i mirë, të jesh rezistent, të dish se organi jot gjenital është mjaftueshëm për partneren etj., është një pyetje që e mbajnë të gjithë meshkujt në kokë. Prandaj nëse partnerja i pyet se “çfarë dëshirojnë më shumë në shtrat”, ata mund ta marrin si një shenjë se nuk kanë qenë shumë të suksesshëm. 

Ndërsa gratë frikësohen nga ana tjetër se një bisedë e hapur për seksin do të ndikojë për ta sulmuar, pasi do t’i duhet të tregojë një përvojë me partnerë të mëparshëm. Por mbani mend se pyetjet rreth seksit nuk duhet t’ju pengojnë të punoni për të shijuar më shumë trupin tuaj dhe të partnerit.

Filloni me udhëzime të lehta dhe pozitive si “më pëlqeu kur e bëre atë gjest”, për të treguar atë që të pëlqen dhe përpiqu të mos bësh shumë komente negative. Partneri juaj ka nevojë për udhëzime; Nëse jeni partnerë të rinj me njëri-tjetrin, mësojini se si funksionon trupi juaj. Tregohuni të qartë për atë me të cilën ndiheni rehat dhe çfarë është një “jo” për ju.

Seksi është një proces mësimor. Nuk ka dy trupa të njëjtë, kështu që ajo që bëni në një marrëdhënie me një person nuk do të jetë domosdoshmërisht e rehatshme me një partner një tjetër, ndaj është e rëndësishme të mësoni se çfarë funksionon me partnerin tuaj të ri. Nëse nuk pyet, nuk do ta dish kurrë me siguri.

Pra, kur i dashuri juaj hapet, sigurohuni që ai ta dijë se sa e lumtur jeni që ai ju beson mjaftueshëm për të qenë i sinqertë.

Zgjidhni një kohë për të folur; Zakonisht nuk është një ide e mirë të flasësh për seksin menjëherë para, pas ose gjatë seksit, sepse atëherë mund të thoni gjëra nga ndjesitë e momentit. Gjeni një kohë më të mirë, për shembull kur jeni para televizorit, ose në një shëtitje në natyrë.

MË TEPËR

Kryesore19 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore1 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook