Lidhu me ne

Mix

Frazat që nuk duhet të përdorni asnjëherë me fëmijët

Frazat që nuk duhet të përdorni asnjëherë me

Në momentet e nervozimit, lodhjes, ankthit apo inatit prindërit u thonë fëmijëve gjëra të cilat nuk i mendojnë. Disa nga ato mund ta bëjnë fëmijën të qeshë apo të nevozohet dhe ai, por disa të tjera mund ta lëndojnë, ta bëjnë të qajë dhe t’i ulin vetëvlerësimin. Situata të tilla përkeqësojnë marrëdhenien prind-fëmijë. Ndaj dhe prindërit duhet të jenë më të përmbajtur përsa u përket këtyre frazave:

“Lerë, se e bëj vetë”

Shumë prindër janë të gatshëm të ndihmojnë fëmijët me projektet shkollore, punët etj., por është më mirë t’i lenë ata të punojnë edhe vetë.

Fëmijët duhet të jenë të lirë të shprehin ndjenjat e tyre. Duke i thënë fëmijës të mos qajë është sikur t’i thuash se është gabim të qash, ndërkohë që e qara është një gjë normale.

Ka mënyra të ndryshme për t’u folur fëmijëve për zakonet ushqimore. Fjalët që përdorni kur flisni për këtë temë duhet të jenë të zgjedhura me kujdes, pasi luajnë rol të rëndësishëm në vetëvlerësimin e fëmijëve.

“Pse nuk i ke ngjarë fare vëllait/motrës”

Nuk ka gjë më të keqe për një fëmijë sesa ta krahasosh me një tjetër, aq më tepër me vëllain apo motrën e tij. Prindërit duhet të bëjnë çdo përpjekje për të ruajtur veçantinë e çdo fëmije.

Asnjëherë nuk mund të jeni të sigurt nëse mund të plotësoni dshirat e fëmijëve. Ndaj është më mirë të thoni “Do mundohem”.

Për ju mund të jetë një gërvishtje e vogël, por për fëmijën merr përmasa të tjera. Ndaj putheni dhe përkëdheleni në të tilla raste pa i dhënë situatës përmasa të mëdha.

“Shoku yt është budalla”

Nëse nuk doni që fëmija të përdorë fjalë ofenduese, duhet të kujdeseni me fjalorin tuaj. Përveç kësaj, duke i thënë fëmijës tuaj kështu, ju e ulni atë, sepse kritikoni përzgjedhjen e tij në shoqëri.

“Ja të vijë babi dhe të shikosh ti”

Ka dy gabime tek kjo frazë. E para, që fëmija do të ndëshkohet më vonë për diçka që bëri tani dhe e dyta, që ju nuk mund ta kontrolloni gjendjen ndaj dhe prisni bashkëshortin, i cili automatikisht me këtë rast bëhet “i keqi”.

“Sepse kështu dua unë”

Këtë frazë klishe e thotë pothuajse çdo prind. Ndaj dhe duhet ta sqaroni fëmijën për vendimin tuaj, sepse në të kundërt ai nuk ka për të kuptuar kurrë si mendoni.

“Uroj që fëmijët e tu të të bëjnë të njëjtën gjë që më bën ti mua”

Për ju mund të jetë më shumë humoristike kjo shprehje, por fëmija mund të mendojë që nuk ju pëlqen që jeni prindi i tij. Asnjëherë! Mos e përdorni asnjëherë! Është shprehje e keqe dhe e pahijshme.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar3 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix3 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix3 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix3 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix3 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix3 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal3 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix3 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook