Lidhu me ne

Radar

Pikat kryesore të konferencës Berisha-Meta pas nënshkrimit të marrëveshjes për zgjedhjet

Pikat kryesore të konferencës Berisha-Meta pas nënshkrimit

Të konsideruar si bashkëpunëtorë të mirë në politikë, Sali Berisha dhe Ilir Meta u zotuan sot për t’i sjellë fitoren opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua pas një takimi “kokë më kokë” dhe pas diskutimeve të bëra më herët. Berisha dhe Meta ranë dakord që të dalin me kandidatë të përbashkët në zgjedhje, emrat e të cilëve do të përzgjidhen në primaret që do të zhvillojë PD-ja, ndërsa PL do të ketë fuqi në këshillat bashkiakë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Berisha dhe Meta mbajtën një konferencë për mediat, ku u ndalën në disa çështje.

Komentet për marrëveshjen

Kryedemokrati Sali Berisha e konsideroi marrëveshjen e sotme historike. Ai tha se me këtë marrëveshje merr fund kryetarokracia. Gjithashtu shtoi se kjo shënon fillimin e fundit të regjimit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

“Ky moment shënon marrëveshjen për fitoren e sigurtë të opozitës në Tiranë dhe Shqipëri. Ky moment çel rrugën, për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës, qytetarin e parë, që ata meritojnë, që pasquron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre, dhe një lloj për ët gjitha qytetet e Shqipërisë. Marrëveshja është historike sepse me primaret do marrë fund kryetarokracia.

Zotin Meta e kam garantuar se do përkrahim nismën referendare. Referendumi mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri, e cila është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgistanit. Edhe njëherë e konsideroj historike këtë marrëveshje, pasi do të shënojë fillimin e fundit të regjimit absolutar të Edi Ramës dhe Erion Velisë”, tha Berisha.

Në të njëjtën linjë edhe Ilir Meta e konsideroi të rëndësishëm këtë bashkëpunim. Ai nënvizoi se kjo marrëveshje do t’i rikthejë fuqinë qytetarëve, ndërsa vuri theksin te rëndësia e referendumit.

“Marrëveshjen me Partinë Demokratike do ta cilësoja si historike sepse është marrëveshja më parimore që i shërben demokracisë. Referendumi, primaret, transparenca e llogaridhënia do të bëjnë të mundur që të kemi një sovran që i ka të gjitha mjetet që të bëjnë të mundur rikthimin e demokracisë.

Marrëveshja do të garantojë dhënien e fuqisë së munguar qytetarëve, pasi kjo fuqi ishte marrë peng nga qeveria aktuale. Shpreh bindjen në fitoren e padiskutuar të opozitës, në Tiranë në radhë të parë, por edhe në qytetet e tjera. Është marrëveshje që udhëhiqet nga parimet e transparencës dhe llogaridhënies. Do të kontribuajë në përfshirjen e mbarë qytetarëve që do të përfshihen në procesin e llogaridhënies e politikbërjes”, u shpreh Meta.

Meta kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës?

Kreu i Partisë së Lirisë ka mohuar lajmin se i ka propozuar Sali Berishës, emrin e tij si kandidat për kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

“Seç del nga korridoret e fugës nuk është përgjegjësi e jona, por koha  e bunker bashkive ka perënduar njëherë  e përgjithmonë”, tha Meta. 

Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për Tiranën?

Emri më i përfolur nga opozita për Bashkinë e Tiranës është deputeti Belind Këlliçi. Për këtë Berisha dhe Meta kanë dhënë nga një koment. Kryedemokrati u shpreh se e mbështet Këlliçin, ndërsa nënvizoi se kandidati do të dalë nga primaret.

“Kandidati do të dalë nga primaret. Ne këtu ramë dakord që ky koalicion mbështet plotësisht primaret. Përgëzoj të gjithë ata që vendosin të provohen në një garë të pashembulltë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Këlliçi ka shprehur dëshirën, është njëri prej tyre dhe e përgëzoj plotësisht. Sikundër përgëzoj çdo personalitet të partisë ose shoqërisë civile që vendos të provohet në garë për qytetar të parë të Tiranës”, tha Berisha.

Meta u shpreh se mbështet cilindo emër që del nga primaret.

“Për ne nuk ka asnjë rëndësi asnjë emër për asnjë funksion. Për ne ka rëndësi që procesi të jetë i mirëorganizuar dhe do të respektojmë çdo zgjedhje në primare. Qëllimi është fitorja e zgjedhjeve”, deklaroi Meta.

Përgjegjësia për humbjen

Të pyetur nëse do të mbajnë përgjegjësi nëse humbasin në zgjedhjet lokale, Berisha dhe Meta u dukën besimplotë se kjo nuk ka për të ndodhur. Lideri i demokratëve u shpreh se vetëm Lulzim Basha i sillte humbje PD-së.

“Marrëveshjet e vërtetë konstatimi yt me Bashën vetëm humbje ka pasur me Berishën marrëveshjet kanë qenë vetëm fitore. Realiteti dhe dëshmia më flagrante është incidenti Basha”, u shpreh Berisha.

Ndërsa Meta ironizoi duke përmendur Bashën.

“Madje fitohet duke pasur kandidat dhe Bashën”, tha ai.

Pakti i 2013-ës

I pyetur nëse është penduar që ka prishur marrëveshjen me PD-në në 2013, Ilir Meta tha se marrëveshja u deklarua e mbyllur pas 4 vitesh bashkëqeverisje, duke thënë se nuk ka pendesë në këtë drejtim.

“Lidhur me marrëveshjen e 2013, ish LSI përfshirë dhe Ilir Metën nuk kanë prishur asnjë marrëveshje. Kur erdhi fundi i marrëveshjes, para se të niste fushata, u deklarua një marrëveshje që e kishte mbyllur rolin e saj. Nuk ka ndonjë pendesë në këtë drejtim. Sa i takon të gjitha vendimeve të ish-LSI, të gjitha kanë qenë në interes të integrimit europian të vendit”, deklaroi Meta.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook