Lidhu me ne

Kryesore

Protesta e 12 nëntorit/ Berisha: Rama duhet larguar një minutë e më parë

berisha 1 1 1280x720

Protesta e 12 nëntorit/ Berisha: Rama duhet larguar një minutë e më parë

Kryetari demokrat, Sali Berisha, shpalli datën 12 nëntor kur do mbahet protesta e madhe e opozitës shqiptare.

Berisha tha se qëllimi i protestës do jetë largimi i Edi Ramës një minutë e më parë.

“Ky është një armik i egër i votës së lirë, ky është një plaçkitës i paskrupullt përmes shtetit elektoral, patronazhistëve të kuq dhe bandave kriminale e parave të drogës.

Ky është një armik i egër i interesit të shqiptarëve.

Se cili është Edi Rama e ka marrë vesh çdo shqiptar në Shqipëri dhe jashtë. Deklaratat e tij se do zëvendësojë punëtorët shqiptarë me punëtorë të marrë nga Bangladeshi, në të vërtetë trafik i turpshëm i qenieve njerëzore, deklaratat e tij se nuk do lejojë në universitete nxënësit me nota të ulëta, se do marrë jashtë studentë, deklaratat e tij se ikin, por fajin e ka Gjermania, janë dëshmi e zbatimit nga ana e tij të politikës së Vaso Çubrilloviçit.

Nga viti 2014 deri më sot, janë larguar nga Shqipëria 27 përqind e materies shqiptare. Nuk ka luftë civile që në një hark kohor të tillë të shkurtër, të ketë larguar nga vendi 27 përqind të kombit apo shoqërisë.

Edi Rama është një antishqiptar i pakorrigjuar.

Në samitin e fundit në Pragë, padroni i tij Vuçiç do i drejtohej audiencës: kam 17 vite që përpiqem me udhëheqjen politike të Kosovës dhe nuk arrij asnjë marrëveshje, ndërkohë me sivllaun tim binjak, Edi Rama biem dakord në çdo gjë dhe merremi vesh për çdo gjë.

Ky është Edi Rama për çdo shqiptar. Pra në çdo plan ky nuk meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë. Ky meriton të largohet një minutë e më parë. Pas Enver Hoxhës, ky është armiku i dytë më i madh i njeriut, qenies, votës, buxhetit familjar, buxhetit shtetëror dhe të gjithave me radhë,” tha Berisha.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Ja dieta ushqimore që i bën mirë trurit

Ushqimi i duhur gjatë ditës nuk është vetëm çështje e shijes por edhe e elementeve thelbësore për si vitaminat dhe...

Mix7 orë më herët

Frutat që duhet të konsumoni për të patur një bark të sheshtë

Jemi vetëm tre muaj larg verës dhe është koha e përkryer për të vendosur objektiva fitnesi dhe për të pasur...

Mix7 orë më herët

Pamja e re e Sean ‘Diddy’ Combs’ në gjykatë: Flokët dhe mjekërra e thinjura

Sean “Diddy” Combs është rikthyer në qendër të vëmendjes për betejën e ashpër ligjore me të cilën po përballet. Në...

Mix7 orë më herët

Tom Brady i hapur për martesë pas divorcit nga Gisele Bündchen!

Ndërsa Tom Brady hyn në një kapitull të ri në jetën e tij, legjenda e NFL-së lundron në botën e...

Mix8 orë më herët

Gwyneth Paltrow zbulon të pathënat e romances së saj me Brad Pitt

Gwyneth Paltrow foli së fundmi për romancën e saj të kaluar me Brad Pitt, duke e krahasuar marrëdhënien e tyre...

Radar8 orë më herët

Flamur Noka tregoi gishtin e mesit në Kuvend për PS-në, reagon Berisha: Ishte ironi

Deputeti Flamur Noka dhe Berisha Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar gjestin e deputetit Flamur Noka që i tregoi...

Radar8 orë më herët

Historia tregon se sjellja e butë ndaj Rusisë nuk ka funksionuar kurrë

Shkruar nga Christo Atanasov Kostov Në rast se SHBA-ja nuk ndryshon kurs dhe ripohon udhëheqjen e saj në mbrojtjen e...

Kioske11 orë më herët

Berisha më shumë flet për Donald Trump dhe politikat e tij se sa për Shqipërinë

Shkruar nga Ervis IljazajSali Berisha Aq shumë shpreson PD te konjuktura e re ndërkombëtare, saqë çdo ditë apo çdo takim...

Kioske11 orë më herët

Në kohën e Trump dhe Putin rroftë Europa Churchill-de Gaulle

A duhet që në këtë kohë të jemi të gjithë Gaulistë? Në gjuhën gjermane, atë të partnerit më të rëndësishëm...

Radar11 orë më herët

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, rivali i Erdogan për President të Turqisë

Policia turke ka arrestuar sot kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një opozitar i presidentit Recep Tayyip Erdogan. Policia ka mësyrë...

Facebook