Lidhu me ne

Kioske

Plakut(politikisht) Alibeaj i mbetet Sigurimi i Shtetit në de(o)rë

Nga Respublica.al

Alibeaj shfaqet i zhgënjyer nga Edi Rama: Nuk pranon komision hetimor për  investimet strategjike - AKTUALITET

Plakut(politikisht) Alibeaj i mbetet Sigurimi i Shtetit në de(o)rë

Takimi i sotshëm mes Ilir Metës dhe Sali Berishës me vendimin për të bashkuar përfaqësimin elektoral rrëzon të gjitha hamendësimet e deritanishme për marrëdhënien në kampin opozitar.

Jo se relacionet janë ideale dhe as duhet të jenë, por vendimi i sotshëm konfirmon mbizotërimin e racionales në dyshen PD-LSI.

Aq më shumë merr vlerë kjo aleancë kur dëshmuan përpjekjen për diversion që u bë me ligjin për dosjet, apo faktorizimin artificial në këtë kuadër të njerëzve pa identitet politik si i ashtuquajturi “Grupi Alibeaj”.

Pak ditë më parë, një analist që nuk lë ekran pa dalë e fjalë pa marrë u shpreh se Berisha u katandis t’i lutet Alibeajt. Në fakt është e kundërta: si politikan profesionist, Berisha e di shumë mirë se kapriçua në politikë është gjëja e fundit që duhet dhe se autoriteti vjen vetëm me një gjë: fitoren. Edhe me parimet dhe moralin, por këto për Berishën dhe Metën nuk vlejnë më.

Kështu që ekuacioni i tanishëm ngjan më i qartë: PD-LSI, ose Berisha dhe Meta e gjetën gjuhën e bashkëpunimit konkret, Aliebajt i ngeci në dorë karta veterane e një anti-sigurimsi momental ndërkohë që mazhorancës tashmë i duhet të llogarisë vetëm përballjen në terren.

Pak rëndësi ka rezultati në të përgjithshmen e vet, për shkak se sistemi vetë është në krizë. Fitoret e të gjithëve janë personale, sikundër edhe humbjet. Por rëndësi ka se loja politike konfirmoi se ligjësitë e saj prevalojnë: nuk ka politikë me kredenciale ambasadash dhe zyrash. Politikë reale. Ndaj edhe një politikan kaq i konsumuar sa Berisha ia del të konsumojë të gjithë. Edhe Plakun Alibeaj që donte të hynte pa radhë mes kryeministrit të inceneratorëve dhe kullave dhe një opozite që ka në diskutim mbijetesën. Kështu u dëmtua një debat që përndryshe do të ishte i shëndetshëm, siç është ai për dosje Sigurimi, pse ishte instrumental. E dinë të gjithë këtë, ose ata që duan të kuptojnë.

Tani fushatë mes non gratave pa fakte e prova dhe Gratave të inceneratorëve dhe kullave. Dosjet janë aty, janë bëjnë mu për të dyja palët. Ta vëmë në dukje: kohët e fundit denconimi për inceneratorët ka ulur përfaqësimin te Belin Balluku. Rastësi apo manovër, kjo është një kryedosje e mbarë politikës, ndaj edhe duhet ndjekur më me vëmendje sesa dosjet e vjetra.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook