Kritike
“Nuk ndodh në asnjë vend të botës”, Sandër Lleshaj: Policia sot të ndalon kot
Ish-ministri Sandër Lleshaj, duke folur në studion e “Log.” në ABC u ndal tek standardet e policisë së shtetit sot.
Ai u shpreh se, në asnjë vend të botës, nuk ndalohesh nga policia pa asnjë arsye, pro ndryshe ndodh në Shqipëri.
Sipas tij, policia në Shqipëri nuk ecën me logjikë dhe me dyshime, por me idenë se nëse ndalojmë sa më shumë persona do kapim persona të inkriminuar.
“Policia sot të ndalon kot. Nuk ndodh në asnjë vend të botës. Është anti koncept. Hajt se po i ndalojmë shumë se do dali diçka. Policia duhet të punojë me inteligjencë.” tha Lleshaj.