Temporal
Geraldina e Shqiptarëve

Geraldina e Shqiptarëve
Djathtas, në këtë foto të rrallë, është Geraldine Apponyi (1915-2002), e cila më vonë do të martohej me Mbretin Zog në Tiranë.
Fotoja është bërë në Francë dhe Geraldina duhet të jetë këtu rreth 10 vjeçe. Vajza tjetër është e motra, Virginia, ndërsa dy burrat janë Lajos Inkey (djathtas) dhe Peter Inkey, kushërinjtë e parë të Geraldinës nga babai.
Fotoja është bërë në resortin Le Crotoy të Francës.
Pas vdekjes së burrit në vitin 1924, nëna amerikane e dy vajzave i dërgoi ato në Francën jugore. Më vonë, Geraldina u arsimua në Austri dhe pastaj u kthye në Budapest.

Nga Ilir Ikonomi