Lidhu me ne

Mix

Matthew Perry flet edhe për lidhjen me Julia Roberts dhe arsyen pse i dha fund

Matthew Perry flet edhe për lidhjen me Julia Roberts dhe arsyen pse i dha

Matthew Perry ylli i serialit të famshëm të viteve ’90, Friends ka folur edhe për historinë e shkurtër por të përshkruar prej tij shumë bukur me aktoren Julia Roberts.

Perry i cili ka sjellë botimin e tij më të ri, titulluar “Friends, Lovers and the Big Terrible Thing”, ku ka rrëfyer momentet më të errëta në jetën e tij por dhe ato më të bukurat, shkruan edhe për lidhjen me yllin e Hollivud dhe ndarjen me të pas vetëm 2 muajsh.

Matthew Perry flet edhe për lidhjen me Julia Roberts dhe arsyen pse i dha

“I dërgova asaj tre duzina trëndafila të kuq dhe një pusullë ku shkruhej: “E vetmja gjë më emocionuese se mundësia për të bërë shfaqjen është se më në fund kam një justifikim për të të dërguar lule”, kujton ai në libër.

Ai përshkruan edhe momentet emocionuese përpara se të niste lidhja, kur komunikimi bëhej përmes faksit (ishin vitet ’90).

“Tre ose katër herë në ditë ulesha pranë aparatit tim të faksit dhe shikoja copën e letrës duke zbuluar ngadalë mesazhin e saj të radhës. Isha aq i emocionuar sa disa netë kur mund te gjeja veten në ndonjë festë duke ndarë edhe shkëmbime flirtues me ndonjë grua tërheqëse, e shkurtoja bisedën që të mund të vrapoja në shtëpi dhe të shihja nëse kishte mbërritur një faks i ri”.

Matthew Perry flet edhe për lidhjen me Julia Roberts dhe arsyen pse i dha

Ai vlerëson Roberts për sharmin dhe intelektin e saj. “Ishte sikur ajo ishte vendosur në këtë planet për të bërë botën të buzëqeshë dhe tani, në veçanti, mua. Po buzëqeshja si një 15-vjeçar në takimin e tij të parë,” thotë ai.

Ai vë në dukje se në kohën kur filmuan episodin e saj, ata tashmë ishin çift. Roberts luajti shoqen e klasës së fëmijërisë së Chandler, Susie Moss në episodin “The One After the Super Bowl”, i cili u transmetua në janar 1996.

Matthew Perry flet edhe për lidhjen me Julia Roberts dhe arsyen pse i dha

Në kujtimet e tij, Perry kujton një paraqitje të shkurtit 1996 nga Roberts në The Late Shoë Ëith David Letterman, ku ajo konfirmoi me shaka romancën e saj me Perry.

“Dy muaj më vonë, isha beqar”, shkruan Perry. “Vazhdimisht mendoja dhe isha i sigurt se ajo do të ndahej me mua,” shton ai. “Pse jo? Nuk isha i mjaftueshëm. Kurrë s’mund të isha i mjaftueshëm. Isha i thyer, kështu që në vend që të përballesha me agoninë e pashmangshme të humbjes së saj, u ndava me bukuroshen dhe brilanten Julia Roberts.”

Aktori thotë se s’mund ta përshkruajë dot pamjen konfuze në fytyrën e saj, pasi i dha fund gjërave mes tyre.

Matthew Perry flet edhe për lidhjen me Julia Roberts dhe arsyen pse i dha

Romanca e tyre nisi pasi Roberts u bë pjesë e serialit “Freinds 2” dhe u shpreh se do të merrte rolin vetëm nëse do të bëhej pjesë e historisë së personazhit të Perry. Pas kësaj, Perry, i cili luajnte rolin e Chandler Bing, u përpoq ta bënte për veten aktoren.

Matthew Perry flet edhe për lidhjen me Julia Roberts dhe arsyen pse i dhaGjatë të njëjtës kohë që Perry po luante në një nga shfaqjet më të mëdha televizive dhe po takohej me një nga aktoret më të mira të Hollivudit, ai po luftonte varësinë nga droga dhe alkooli.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix1 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar1 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix1 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix1 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix1 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix1 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike1 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport1 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix1 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook