Lidhu me ne

Sport

SHIFRA E DITËS: 630 milionë euro për Mbappé, arsimi në Shqipëri vlen më pak se një futbollist

SHIFRA E DITËS: 630 milionë euro për Mbappé, arsimi në Shqipëri vlen më pak se një futbollist

Sulmuesi Kylian Mbappé nënshkroi kontratën më të madhe në historinë e sportit dhe do të marrë shumën prej 630 milionë euro në Paris deri në vitin 2025 nga rreth 500 milionë euro në total që jep Shqipëria për arsimin në vendin tonë

Aranit Muraçi

“Qëndrimi ndaj arsimit është një politikë shtetërore që tregon ose forcën e shtetit ose dobësinë e tij”, ka thënë Bismarck. Dhe kjo thënie e tij vërteton plotësisht atë që ka ndodhur në 32 vite tranzicion në vendin tonë. Qëndrimi ndaj arsimit ka treguar dobësinë e shtetit tonë.

Në një vit vendi ynë investon për arsimin më pak se kontrata e fundit e futbollistit të PSG, Kyllian Mbappé.

Sa shpenzohet për arsimin në Shqipëri

Shpenzimet për arsimin arritën vetëm 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2020, duke shënuar nivelin më të ulët të dy dekadave të fundit. Gjatë viteve të pandemisë ato nuk pësuan asnjë rritje dhe nuk parashikohet rritja as në projektbuxhetin e vitit 2023. Nga ana tjetër, 3.2 për qind e GDP-së shkon për arsimin në vendin tonë, shifra më e ulët në rajon dhe ndër më të ulëtat në botë. Dukshëm në 30 vite tranzicion, arsimi nuk ka qenë prioritet i asnjë qeverie?

Duke vrojtuar shpenzimet publike për arsimin në raportin e tyre me PBB shihet se gjatë periudhës 2001 -2020 shpenzimet në sektorin e edukimit ishin dukshëm më të ulëta. Sipas të dhënave të fundit zyrtare të Ministrisë së Arsimit deri në vitin 2020, viti i pandemisë, shpenzimet për arsimin arrinin në shumën prej 40 miliard e 748 milion lekë. Kjo shumë është rreth 7 deri në 8% të totalit të shpenzimeve buxhetore, ose nën nivelin 3 % të PBB. Në vitin aktual, shteti shqiptar shpenzon për arsimin në një vit rreth 500 milionë euro, ose diçka më pak se shuma që merr futbollisti më i paguar momentalisht në botë i PSG, për tre vite.

Të ardhurat nga kontrata e Kylian Mbappé

Kylian Mbappé sapo ka kaluar Lionel Messin, Floyd Maywsmsweeather dhe shumë “përbindësha” të tjerë në historinë e sportit, me zgjatjen e kontratës së tij të paprecedentë që nënshkroi me PSG. Siç edhe e zbuloi Le Parisien të dielën në mbrëmje, Kylian Mbappé kishte të drejtë, që verën e kaluar te PSG zgjati kontratën më të bujshme nga ana financiare, të nënshkruar ndonjëherë nga një atlet në botë.  Sulmuesi 23-vjeçar fiton aktualisht një pagë prej 6 milionë euro bruto në muaj (2.7 milionë neto pas taksave), ose rreth tre herë më shumë se sa fitonte sezonin e kaluar. Shto këtu bonuset gjigante të nënshkrimit, të cilat arrijnë në 180 milionë euro bruto, paguar në tre këste, por që ylli i “Les Bleues” do t’i marrë plotësisht, pavarësisht nëse do të mbetet apo jo deri në fund të kontratës, që i skadon në vitin 2025.  Për t’i shtuar të ardhurat, menaxhmenti i PSG-së ka përfshirë edhe një bonus besnikërie, i cili teorikisht i lejon klubit të qëndrojë brenda kufijve të Fair-play-it financiar të vendosur nga UEFA.

Në këtë kontekst, Kylian Mbappé, do të marrë 70 milionë euro, dhe ky bonus është i shkallëzuar në fund të çdo afati kalimtar veror, përkatësisht rreth 80 milionë euro në verën e vitit 2023 dhe 90 milionë euro në vitin 2024 kur ai aktivizon vitin e fundit të kontratës.  Pa llogaritur kontratat e shumta të sponsorizimit të lojtarit (Nike, Hublot, EA Sport, Dior, Oakley, etj.), ai do të msrrë më shumë se 630 milionë euro bruto (rreth 282 milionë neto) duke mbetur te PSG deri në vitin 2025.  (210 milionë euro) është një e katërta e buxhetit të klubit. Shumë larg nga kontrata 555 milionë euro e nënshkruar për katër vite nga Lionel Messi te Barça në 2017.

A duhet të vlejë arsimi shqiptar më pak se një futbollist?

Krahasimi mes të ardhurave që merr një futbollist në Francë dhe investimeve që merr arsimi në Shqipëri, ndoshta u vlen politik-bërësve për të reflektuar, pasi, në fusha të tjera nuk mund të krahasohemi me investimet dhe me ekonominë e vendeve të zhvilluara europiane.

Në një kohë kur të rinjtë pa largohen vit pas viti nga vendi, pedagogët janë ngritur në protestë për rritje pagash, dhe nga ana tjetër projekt-buxheti i vitit 2023 nuk parashikon asnjë ndryshim për të shtuar vëmendjen dhe investimet që meriton arsimi, e ardhmja pritet të jetë ndoshta edhe më e zymtë, ose për të qenë më optimistë, kaotike, si në të gjitha vitet e tej-zgjatura të tranzicionit.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Audrey Hepburn: Grimi nuk e mbulon shpirtin e keq!

Audrey Hepburn u ngrit dhe u bë një yll i kinematorgrafisë botërore, pikërisht në kohën e kthesave, të cilave u...

Mix2 orë më herët

Arrat janë ushqimi më i mirë për uljen e kolesterolit

Arrat janë ndër ushqimet më të mira për shëndetin e zemrës, kanë konfirmuar studimet nga Suedia dhe Norvegjia. Ato janë...

Mix2 orë më herët

Teoricienët e konspiracionit pretendojnë se Katy Perry nuk shkoi kurrë në hapësirë

Katy Perry ka marrë shumë vëmendje pasi ishte pjesë e një udhëtimi vetëm femra në hapësirë ​​me raketën Blue Origin...

Mix3 orë më herët

Ushqimet me vitaminë A – Pse janë jetike për mbrojtjen e syve

Vitamina A është thelbësore për shumë procese të rëndësishme të organizmit. Këtu përfshihen: rigjenerimi i organizmit, shikimi, funksioni normal i...

Mix4 orë më herët

“Ose shkruaj diçka që ia vlen të lexohet, ose bëj diçka që ia vlen të shkruhet” – Benjamin Franklin

Benjamin Franklini ka lindur më datën 17 janar të vitit 1906 në Filadelfia dhe ka vdekur më 17 prill 1790...

Mix4 orë më herët

14 Thënie për arkitekturën nga Friedensreich Hundertwasser | “Ne jemi TË FTUAR TË NATYRËS.”

1 “Nëse një person ëndërron vetëm… është vetëm një ëndërr. KUR SHUMË NJERËZ ËNDËRROJNË SË BASHKU… ËSHTË FILLIMI I NJË...

Mix5 orë më herët

Billie Eilish: Dikur e kam urryer emrin tim

Billie Eilish mund të ketë fansa në të gjithë botën që e bërtasin emrin e saj, por nëse do të...

Mix5 orë më herët

Chris Martin rrëfen se vuan nga depresioni, zbulon gjërat që e ndihmojnë

Frontmeni i Coldplay, Chris Martin, së fundmi ndau në Instagram luftën e tij me depresionin dhe se si e menaxhon...

Mix6 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Mix6 orë më herët

Oppo prezanton Pad 4 Pro dhe Watch X2 Mini

Oppo ka zbuluar tabletin Pad 4 Pro me ekran 13.2 inç dhe orën inteligjente Watch X2 Mini me ekran AMOLED...

Facebook