Radar
Berisha poston videon e këndshme në Tik Tok/ Shfaqet përkrah të rinjve

Ish kryeministri Sali Berisha, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, e prej disa ditësh i është bashkuar edhe rrjetit social Tik Tok.
Së fundmi ai ka postuar një video nga qyteti i Gjirokastrës, ku shfaqet krah për krah me të rinjtë e atij qyteti, ku me energjinë e një djali të ri, bën një ecje në kalldrëmet e këtij qyteti.
Ai gjithashtu ka takuar edhe artizanët e zones si dhe tregtarët që shesin suvenire tradicionale e bizhuteri.
Këmbë më këmbë me popullin, videot e ish kryeministrit po bëhen mjaft virale ditë pas ditë, ku numërojnë qindra klikime që nga moment ii publikimit dhe shumë komente positive nga të rinjtë që janë pjesë e kësaj platforme dhe jo vetëm.