Lidhu me ne

Kryesore

Për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston do jepen 34 milionë euro

PD: Për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston do jepen 34 milionë euro

PD: Për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston do jepen 34 milionë euro

Partia Demokratike vijoi denoncimin e mega-aferës së inceneratorëve.

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi tha se në projektbuxhet janë parashikuar 34 milionë euro që do t’i jepen për dy vitet e ardhshme inceneratorit të Tiranës, i cili nuk ekziston.

“Ja përse nuk rriten rrogat, pensionet, sepse shteti i vjedh,” tha Malltezi.

DEKLARATA E PLOTE

Shqiptarët po përballen me krizën më të rëndë ekonomike, rritjen e çmimeve, rritjen e naftës dhe indiferencën e thellë qeveritare.

Nuk shihet asnjë dritë të fund të tunelit përderisa Edi Rama vazhdon të japë nga buxheti i shtetit miliarda lek për incenerator që nuk ekziston.

Sot do të flasim për fondin e parashikuar në Projektbuxhetin e vitit 2023 ku pavarësisht krizës së thellë ekonomike e sociale, inceneratori i Tiranës do të vijojë të marrë pagesa nga taksat e shqiptarëve edhe 34 milionë euro për periudhën 2023-2025.

Flasim për një incenerator, i cili nuk ekziston e nuk ka as THEMELE, për të cilin deri tani janë dhënë nga buxheti i shtetit gati 100 milionë euro.

Një vjedhje e pastër në sytë e të gjithë shqiptarëve, por edhe të SPAK, i cili ende ka frikë të reagojë.

Rrjedhimisht lindin pyetjet;

A kishte ndonjë arsye pse Rama – Veliaj – Mërtiri – Zoto duhej të merrnin:

1.    Edhe Landfillin e ndërtuar me para publike,

2.    edhe qindra miliona euro për incenerator fantazmë,

3.    edhe monopolin për dherat që është mall me vlerë,

4.    edhe monopolin për hedhjen e inerteve,

5.    edhe monopolin për mbetjet e riciklueshme duke falimentuar dhjetëra kompani e nxjerrë ne rruge qindra të punësuar?

Kjo foto tregon vendin e krimit ku përpihen qindra miliona euro për incenerator që nuk ekziston.

Ndërkohë, prej 3 vitesh Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin, takson banorët me 29 euro për ton mbetje, 17 euro më shumë për ton sa kohe që nuk ke incenerim por depozitim dhe mbulim me dhe’.

Kjo është arsyeja përse nuk rriten pagat e pedagogëve, nuk rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, nuk rriten pensionet, se qindra milionë euro duhet të shkojnë në llogaritë e mafies së inceneratorëve të kryesuar nga Edi Rama.

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të veprojë për një mega-vjedhje mbi 105 milion euroshe deri më sot dhe që do të vijojë edhe me 34 milion euro përgjatë 2 viteve në vijim.

Shqiptarët nuk e meritojnë më asnjë ditë të drejtohen nga një qeveri e cila i vjedh dritën për diell. 

Image
Image

MË TEPËR

Kioske2 orë më herët

Berisha më shumë flet për Donald Trump dhe politikat e tij se sa për Shqipërinë

Shkruar nga Ervis IljazajSali Berisha Aq shumë shpreson PD te konjuktura e re ndërkombëtare, saqë çdo ditë apo çdo takim...

Kioske3 orë më herët

Në kohën e Trump dhe Putin rroftë Europa Churchill-de Gaulle

A duhet që në këtë kohë të jemi të gjithë Gaulistë? Në gjuhën gjermane, atë të partnerit më të rëndësishëm...

Radar3 orë më herët

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit, rivali i Erdogan për President të Turqisë

Policia turke ka arrestuar sot kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu, një opozitar i presidentit Recep Tayyip Erdogan. Policia ka mësyrë...

Kryesore3 orë më herët

Eldian Çepeli, profesionist e sipërmarrës, familje me vlera qytetare e kontribut në qytetin e Kavajës.

Shoqëria ka nevojë për njerëz të rinj, të mirëshkolluar, familjarë të rregullt dhe sidomos sipërmarrës të arrirë që kanë ditur...

Kryesore4 orë më herët

Rama tallet me partitë e reja: Vendosën baballarët e tezet në listat e mbyllura

Edi Ram Kryeministri Edi Rama ka ironizuar nga Elbasani partitë e reja opozitare duke i konsideruar si moçale të vogla...

Radar4 orë më herët

A po përgatitet Donald Trump për luftë me Iranin?

Shkruar nga Pierre Haski*Donald Trump / “Çdo e shtënë nga rebelët Huthi, do të cilësohet nga ky moment e tutje...

Radar6 orë më herët

Arrestohet rivali kryesor i Erdogan, lëshohen 100 urdhër arreste për bashkëpunëtorët e tij; në pranga gazetarë e biznesmenë

Në një video të postuar nga Imamoglu nga shtëpia e tij, kryebashkiaku i Stambollit shprehet se po përgatitet për arrestimin...

Mix22 orë më herët

Sekreti i dobësimit – Dy gota ujë përpara vakteve

Humbja nga pesha kërkon një angazhim serioz ndaj një stili të shëndetshëm jetese. Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi dhe...

Mix22 orë më herët

Kjo mund të jetë arsyeja pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë

Nëse ke humbur ndonjëherë peshë dhe pastaj ke parë me tmerr se si ajo rikthehet me kalimin e kohës, nuk...

Mix24 orë më herët

Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund...

Facebook