Lidhu me ne

Kryesore

Kryeministri është inspiruesi i dhunës që po vret të rinjtë!

Edi Rama Archives - Lapsi.al

Kryeministri është inspiruesi i dhunës që po vret të rinjtë!

Policia vrau Klodian Rashën, iku Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu, por dhuna vazhdoi.

Policia vrau Jurgen Dukën dhe Jonada Avdian, iku Gledis Nano, por dhuna policore vazhdoi.

Sot shohim që Laer Kurti, ka vdekur në duart e policisë.

Dhuna vazhdon dhe do të vazhdojë derisa të largohet burimi i kësaj dhune, i cili ka një emër: Edi Rama.

Është ai që e drejton dhe inkurajon këtë sistem represiv, që shtyp qytetarët e zakonshëm, pasi nuk arrin t’i bind dot më.

Kjo gjë nuk zgjidhet me largimin e drejtorëve, apo ministrave, sepse ata do vazhdojnë të ndjekin urdhrat e Edi Ramës, të cilit i intereson një polici të cilën e kanë frikë qytetarët e zakonshëm, por jo kriminelët.

Si ka mundësi që policia vret vetëm njerëz të pafajshëm? Si ka mundësi që policia nuk vret, qoftë edhe aksidentalisht, vrasësit me pagesë apo baronët e drogës?

Si ka mundësi që e njëjta polici që merr në mbrojtje Ervis Martinajn dhe Klement Balilin, vret djemtë e rinj që rrinë në lagje?

Kjo ka vetëm një shpjegim, dhe ai ka një emër, quhet Edi Rama.

Në 10 vite qeverisje, ai ka ndërtuar një Polici të dhunshme, represive, që shkon deri në vrasjen e qytetarëve të zakonshëm.

Në 10 vite në pushtet, ai ka pajisur me armatime, me gaz dhe instrumente dhunë një polici të frymëzuar për të dhunuar qytetarët.

Policia sot duhet të reformohet, por ky reformim nuk mund të ndodhë përsa kohë në krye të shtetit është Edi Rama.

Prandaj pa ikur ai, askush nga ne nuk është i sigurtë. Fëmija e kujtdo mund të ketë të njëjtin fat si Klodiani, Laerit apo Jonadës.

Prandaj Edi Rama, më mirë jep dorëheqjen sot, përpara se të përballesh me dëshpërimin e prindërve të cilëve pasi iu ke marrë pasurinë, tashmë po iu vë në rrezik edhe jetën e fëmijëve.

Dorëhiqu, përpara se të jetë shumë vonë!

/Nisma Thurje

MË TEPËR

Radar5 minuta më herët

A po përgatitet Donald Trump për luftë me Iranin?

Shkruar nga Pierre Haski*Donald Trump / “Çdo e shtënë nga rebelët Huthi, do të cilësohet nga ky moment e tutje...

Radar2 orë më herët

Arrestohet rivali kryesor i Erdogan, lëshohen 100 urdhër arreste për bashkëpunëtorët e tij; në pranga gazetarë e biznesmenë

Në një video të postuar nga Imamoglu nga shtëpia e tij, kryebashkiaku i Stambollit shprehet se po përgatitet për arrestimin...

Mix18 orë më herët

Sekreti i dobësimit – Dy gota ujë përpara vakteve

Humbja nga pesha kërkon një angazhim serioz ndaj një stili të shëndetshëm jetese. Ushqyerja e shëndetshme, aktiviteti fizik, gjumi dhe...

Mix18 orë më herët

Kjo mund të jetë arsyeja pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë

Nëse ke humbur ndonjëherë peshë dhe pastaj ke parë me tmerr se si ajo rikthehet me kalimin e kohës, nuk...

Mix20 orë më herët

Të ndarë prej kohësh ‘de facto’, Nora Gega dhe Blendi Klosi firmosin divorcin

Nora Gega dhe Blendi Klosi, deputet i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, kanë vendosur t’i japin fund...

Kritike20 orë më herët

Nëpunësit e Autoritarizmit

Shkruar nga Irena Beqiraj Ndaj edhe Marjanat na ofrohen si një realitet alternativ i cili formulohet me kujdes, me ndihmën...

Aktualitet20 orë më herët

Shanset për t’u bërë deputet, 2 mijë kandidatë për 48 vendet e mbetura

2046 kandidatë në zgjedhjet e 11 majit, për 140 vende në parlament, 92 vende të “blinduara” nga PD dhe PS...

Mix21 orë më herët

Forcon kockat dhe shpejton tretjen! Ja 5 arsye pse duhet të hani domate çdo ditë

Domatet janë më shumë se thjesht një shtesë dekorative për sallatat apo sanduiçet tuaja; kjo perime e lëngshme ka përfitime...

Radar21 orë më herët

Arsimi i dobët në Shqipëri do mbajë peng dy gjenerata

Shqipëria renditet ndër vendet me cilësinë më të ulët të arsimit të lartë në Europë dhe në Azinë Qendrore, rajonin...

Mix21 orë më herët

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën të shikojë “Grey’s Anatomy” për shkak të të brendshmeve

Ellen Pompeo nuk e lejon vajzën e saj të vogël të shikojë “Grey’s Anatomy”. Aktorja u shfaq në një episod të...

Facebook