Radar
Babai i 32-vjeçarit akuza policisë për vdekjen e të birit: S’më kanë dhënë asnjë shpjegim, e kanë mbytur
Babai i 32-vjeçarit Lear Kurti, i cili ndërroi jetë natën e mbrëmshme ka akuzuar policinë për vdekjen e të birit.
Artur Isasi tha për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat, se i biri nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor dhe se e kanë mbytur.
Ai pohoi gjithashtu se deri tani nuk i kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi mbi vdekjen e të birit.
Artur Kurti: Nuk e kam parë trupin e djalit, Kam qenë gjithë natën jashtë morgut dhe sot dhe nuk më kanë dhënë asnjë lloj shpjegimi.
Gazetarja: A të kanë kontaktuar autoritetet?
Artur Kurti: Cilat autoritete? Ato që e kanë mbytur?! Ku ka ktu shtet. Gjeta ata të shkb-së aty më thanë nuk dimë gjë, kur të bëhen ato… nga ora 10 ose 11 do të të themi.
Gazetarja: Të thanë çfarë ka ndodhur?
Artur Kurti: Jo s’më dhanë asnjë përgjigje.
Gazetarja: Ku ishte Laerti?
Artur Kurti: Në rrugë të zotit ka qenë o motra ime. Nuk ka qenë asnjë person i rrezikshëm për ta trajtuar në ato lloj formash.
Gazetarja: A ka pasur djali yt probleme shëndetësore?
Artur Kurti: Jo asgjë. Djali ka qenë 2 metra si luan.