Lidhu me ne

Mix

Nga se shkaktohet migrena?

Nga se shkaktohet migrena?

Nga Dean Burnett

Pse kaq shumë njerëz vuajnë nga migrena? Është një pyetje e thjeshtë, por që ka në fakt një përgjigje shumë të ndërlikuar. Gjithnjë nëse fjala “përgjigje” është e duhura. Sepse në fakt, për sa i përket shkencës, përgjigja më e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë se përse njerëzit vuajnë nga migrena do të ishte “nuk e dimë”.

Pavarësisht shumë viteve kërkime dhe studime, duket se kjo sëmundje kronike është ende  larg të kuptuarit të plotë nga ekspertët. Gjithsesi ia vlen të theksohet se ‘kuptimi jo i plotë’ është shumë larg nga ‘kuptimi zero’. Pasi shkenca ka zbuluar shumë gjëra domethënëse për migrenën, pse ndodh, pse zgjat aq shumë, cilët prek dhe pse na godet kaq rëndë.

A është migrena vetëm një dhimbje e fortë koke? Në fakt migrena është shumë më tepër sesa thjesht një dhimbje koke, dhe ajo ka shumë dallime. Së pari dhimbja normale e kokës është më e zakonshme sesa migrena. Sipas studimeve, 75 për qind e të gjithë njerëzve në botë, do të kenë përjetuar të paktën një dhimbje koke gjatë vitit të fundit.

Ndërkohë, të dhënat tregojnë se më pak se 15 për qind e njerëzve përjetojnë migrenë, dhe me më pak se 10 për qind e atyre kanë migrenë kronike. Ndërkohë ka një ndarje shumë më të qartë gjinore. Gratë vuajnë 2-3 herë më shumë sesa burrat (ky raport luhatet në varësi të fazave së jetës).

Ndërkohë, ndërsa ka pasiguri dhe mbivendosje, dhimbjet e kokës dhe migrena kanë karakteristika të dallueshme. Llojet më të zakonshme të dhimbjes së kokës janë dhimbjet e kokës nga tensioni (ndjenja e presionit ose tensionit në të dy anët e kokës), dhimbjet e sinusit (rezultat i kongjestionit, ku pasazhet e sinuseve fryhen dhe ushtrojnë presion në indet pas dhe rreth syve dhe hundës, duke shkaktuar dhimbje), dhe dhimbje koke grupore (dhimbje koke e fortë, e përsëritur, shpesh e lokalizuar në rajonet rreth syve në njërën anë të kokës).

Ndërsa këto dhimbje koke mund të diagnostikohen gabimisht si migrenë dhe anasjelltas, migrena ka zakonisht veçoritë e saj unike. Ajo priret të sjellë shumë dobësi, lodhje të shtuar trupore dhe ndjeshmëri ndaj dritës. Po ashtu dhimbjet e saj zgjasin më shumë (dhe kanë një formë të çuditshme të përparimit, me faza të dallueshme), ku përfshihen të përzierat dhe në shumë raste shtrembërimet shqisore, siç është perceptimi i rrathëve të dritës.

Fakti që nuk jemi ende të sigurt se si dhe pse ndodh migrena, është edhe më befasues nëse kemi parasysh se ajo ka nisur të studioehet prej shumë kohësh. Tekstet nga egjiptianët dhe grekët e lashtë, që datojnë që nga viti 1200 Para Krishtit, përshkruajnë sëmundje dhe përvoja specifike që janë tregues të migrenës.

Midis shumë proceseve të ndërlikuara që tani e dimë se po ndodhin në kokë dhe tru kur shfaqet migrena, një fenomen duket se është në rrënjë të të gjithave, është ai që njihet si depresioni i përhapjes kortikale ose CSD. CSD është kur një neuron (një qelizë truri) që përjeton një shpërthim të papritur të aktivitetit, i njohur si depolarizim, një ‘rrokullisje’ e shkurtër e tensionit mikroskopik që ekziston përgjatë membranës qelizore të të gjithë neuroneve.

Ky depolarizim është baza e të gjithë aktivitetit dhe sinjaleve që ndodhin brenda trurit dhe trupit tonë. Pasi ndodh neuronet për pak kohë kalojnë në një gjendje pushimi, pra nuk janë aq aktive si zakonisht. Depolarizimi cilësohet si pjesë e njërit nga proceset e panumërta që ndodhin brenda trurit të njeriut.

Për shkak se të gjitha neuronet janë të ndërlidhura midis tyre, dhe i gjithë aktiviteti i tyre diktohet nga përqendrimet e kimikateve brenda dhe rreth tyre, ky depolarizim i papritur ‘përhapet’ në neuronet fqinje, dhe në neuronet e ardhshme, e kështu me radhë. Ky proces është shumë i ngadaltë dhe mund të marrë shumë minuta, madje edhe orë, për të udhëtuar nga një pjesë e trurit në tjetrën.

Kështu ne kemi një CSD. Për fat të keq aktiviteti neurologjik anormal në zona të rëndësishme dhe delikate të trurit mund të çojë në pasoja negative. Ka të ngjarë që kjo valë përhapëse e aktivitetit neurologjik të shkaktojë aspektet e pakëndshme të migrenës, dhe mund të shpjegojë arsyen se përse migrena ka faza kaq të dallueshme.

Vala e CSD fillon në një pjesë të trurit, duke shkaktuar një grup simptomash, dhe udhëton përgjatë rrugëve të përcaktuara, duke përfshirë më shumë rajone të trurit dhe duke shkaktuar kështu simptoma të ndryshme (dhe shpesh më të rënda) gjatë rrugës.

Nëse CSD përhapet deri në lobin okupital dhe korteksin vizual, mund të shihni simptoma vizuale, dhe kjo shpjegonin pse disa migrena shkaktojnë shikimin e valëve rrethore të dritës, aurat. Po ashtu, shpjegon edhe arsyen pse migrena zgjat kaq gjatë.

Për shumë dekada ka pasur një debat nëse aspektet kryesore të migrenës ishin neurologjike (për shkak të aktivitetit të padobishëm brenda dhe midis qelizave të trurit) apo vaskulare (për shkak të ndryshimeve tek enët e gjakut që furnizojnë trurin). Për shumë vite, u supozua se migrena ishin më vaskulare në natyrë.

Shumë ekspertë mendonin se enët e gjakut në shtresat e indeve që rrethojnë dhe mbrojnë trurin zgjeroheshin dhe kjo shkaktonte një rritje të presionit në mjediset tashmë të dendura të indit të trurit dhe kjo rritje e presionit perceptohej si dhimbje. Por studimet më të fundit  sugjerojnë se zgjerimi i enëve të gjakut në kokë, nuk është një faktor aq i rëndësishëm tek migrena sa supozohej më parë.

Kohët e fundit, studimet anojnë më shumë drejt një mekanizmi më neurologjik. Tek e fundit, nëse buron vërtet nga valët e aktivitetit të padobishëm tek neuronet, kjo do të ketë efekte të dëmshme në neuronet e tjera, apo jo? Një fokus i veçantë për aspektet neurologjike të migrenës është nervi trigeminal.

Një nga 12 nervat kranial – nervat e mëdhenj që lidhin trurin me fytyrën, qafën dhe bustin – nervi trigeminal është një nerv me 3 degë që përcjell, ndër të tjera, ndjenjën e dhimbjes nga fytyra dhe koka, prandaj njeriu përjeton dhimbje kronike të nevralgjisë trigeminale.

Rrjedhimisht, aktiviteti jonormal në nervin trigeminal është i lidhur ngushtë me simptomat e migrenës dhe ndihmon në shpjegimin pse kërcitja e dhëmbëve ose shtrëngimi i nofullës (dy veprime që varen nga nervi trigeminal) shoqërohen me shfaqjen e migrenës.

Megjithatë, ka shumë pak gjasa që migrena të shkaktohet ekskluzivisht nga faktorë neurologjikë ose vaskularë. Për shembull, disa argumentojnë se CSD shkakton zgjerim të enëve të gjakut në nervin trigeminal, gjë që shkakton rritje të presionit dhe për rrjedhojë dhimbje.

Por edhe nëse pranojmë që migrena lind për shkak të aktivitetit nervor jonormal që çon në CSD, çfarë është ajo që e shkakton këtë aktivitet të pazakontë? Është e vështirë të jemi 100 për qind i sigurt, por shumë të dhëna tregojnë se ajo është, të paktën pjesërisht, rezultat i një rënie të niveleve të kimikateve jetike neurologjike në rajonet përkatëse të trurit.

Njëri prej tyre është serotonina, një neurotransmetues me shumë role të rëndësishme, ku më i famshmi është rregullimi i humorit tonë. Ka shumë studime që tregojnë se rënia e niveleve të serotoninës është një shkaktar i mundshëm për fillimin e migrenës. Këtë e mbështet edhe  një lidhjeje midis migrenës dhe çrregullimit të madh depresiv.

Por serotonina nuk është i vetmi. Një tjetër është estrogjeni. Ky është një hormon që ka një rol shumë më të spikatur tek gratë sesa tek burrat. Dhe kjo shpjegon edhe arsyen pse gratë janë shumë më të prirura ndaj migrenës sesa burrat, dhe faktin se cikli i tyre riprodhues dhe fazat e jetës mund të luajnë një rol të madh në përvojën e tyre me migrenën.

Një mundësi është që prania e serotoninës dhe estrogjenit të stabilizojë aktivitetin në neuronet kyçe. Ndaj kur njëra ose të dyja janë reduktuar përtej një pike të caktuar, neuronet depolarizohen ‘rastësisht’ dhe ne kemi CSD, prandaj shfaqet migrena.

Marrë me shkurtime nga “Science Focus”

MË TEPËR

Sport12 orë më herët

Lewandowski është një “makineri golash”, polaku vendos rekord në Champions

Është pothuajse 37 vjeç dhe duket se nuk i ndjen fare vitet mbi shpinë: Robert Lewandowski duket se po argëtohet...

Mix12 orë më herët

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin në formë

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja....

Mix14 orë më herët

5 thënie frymëzuese nga Paolo Coelho për ta filluar ditën me entuziazëm

Paolo Coelho, autori i njohur botërisht i “Alkimistit”, është i famshëm për stilin e tij të thjeshtë, por të thellë,...

Mix14 orë më herët

Ed Sheeran dhe Taylor Swift: Sekretet e miqësisë së tyre të fortë

Ed Sheeran dhe Taylor Swift kanë një miqësi të gjatë që daton që nga viti 2012, kur Sheeran u bë...

Mix14 orë më herët

Njerëzit të cilëve u mungon vetëbesimi, kanë pasur këto tre përvoja në fëmijëri?!

Vetëvlerësimi i ulët në moshë madhore shpesh nuk ndodh rastësisht, është thellësisht i lidhur me përvojat e fëmijërisë. Mënyra se si...

Mix14 orë më herët

Arsyeja “e errët” pse Morgan Freeman mban gjithnjë vathë ari

Aktori legjendar amerikan Morgan Freeman mban vazhdimisht vathë floriri. Megjithatë, ndryshe nga shumë të famshëm të tjerë, ai nuk e...

Mix14 orë më herët

Tarifat e reja të Trump “kërcënojnë” iPhone 17 Pro Max. Sa mund të kushtojë telefoni i ri i Apple?

iPhone-ët e rinj mund të pësojnë një rritje në çmim për shkak të tarifave të reja që presidenti Donald Trump...

Mix14 orë më herët

Si e deshifrojnë farmacistët shkrimin e mjekut? Leonard Solis i jep fund ‘misterit’

Shkrimi i mjekëve është një ‘gjuhë’ më vete për t’u deshifruar dhe thuajse e pamundur për t’u bërë nga njerëzit...

Aktualitet14 orë më herët

“Këneta, zero shanse të bindë shumicën”- Rama: Do dilni shumë të trishtuar më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish opozitën në një komunikim live, duke e cilësuar si “kënetë” që nuk mund të...

Kryesore15 orë më herët

Publikohet sondazhi/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, për kë do të votonin shqiptarët?

PS vijon të ketë epërsi ndaj partive të tjera… Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel...

Facebook