Lidhu me ne

Mix

Matilda Djerf, influencerja që ndërtoi një perandori pa një biznes plan por duke punuar ama 14 orë në ditë

Matilda Djerf, influencerja që ndërtoi një perandori pa një

Me siguri e njihni, ju ka dalë diku një herë në Instagram. Është bjondja me flokët me volum gjjthnjë dhe me veshjet skandinave. Ajo ka meritën sipas Elle të kthimit në modë të balerinave. Por nga ana tjetër Bussines Insider i shkruan një profil ku zbulon sesi kjo vajzë e re nga një qytet i vogël i Suedisë sot ka ndërtuar një perandori në modë, ka miliona në bankë, Instagram e Tik Tok dhe i ka bërë pa biznes plan, pa përllogaritje por ama siç thotë ajo e ka gjetur veten duke punuar edhe 14 orë gjatë një ditë.

Matilda Djerf, influencerja që ndërtoi një perandori pa një

Lexo për të më shumë

Matilda Djerf e kuptoi se ishte e destinuar të bëhej një sipërmarrëse ndërkohë që po hiqte luspat e salmonit. Djerf ka luftuar shumë për të siguruar një punë në një dyqan peshku.

Ajo u përgatit madje për ditën e saj të parë të punës dhe kaloi orë të tëra një natë përpara në YouTube për të mësuar si të qerojë peshkun.

Por me kalimin e kohës në këtë punë, Djerf u zhgënjye me faktin se asnjë nga idetë e saj nuk u përkrahën nga shefat e saj.

“Ata donin të bënin gjithçka në mënyrë tradicionale. Sa herë që më lindnin ide të reja, prgjigjja ishte: “Jo, kjo është ajo që ne zakonisht bëjmë”. Kështu kuptova se kjo nuk është punë për mua,” shprehet Djerf.

Matilda Djerf, influencerja që ndërtoi një perandori pa një

Djerf është një nga fytyrat më të njohura në mediat sociale, me mbi 2.7 milionë ndjekës në Instagram dhe mbi 1.2 milionë ndjekës të TikTok.

Me kalimin e viteve, Djerf ka frymëzuar miliona ndjekës të Tik Tok me mënyrën e stilimit të flokëve të saj të fryrë.

Prezenca e saj në mediat sociale dhe aftësia për të parashikuar tendencat gradualisht tërhoqi vëmendjen e mediave më të gjera gjatë viteve.

Në shtator, The Cut vlerësoi Djerf si pjesë e rikthimit në modë të balerinave. Dhe në gusht, Elle Magazine e përshkroi atë si sinonim të estetikës.

Është e qartë se Djerf, e cila ka lindur dhe është rritur në Borås, një qytet i vogël në Suedinë perëndimore, nuk është një influencer e thjeshtë.

Matilda Djerf, influencerja që ndërtoi një perandori pa një

Ndërsa ndjekësit e Djerf në mediat sociale po rriteshin ajo nisi të bashkëpunonte më shumë me markat në Suedi.

Ajo tani është drejtoresha kreative e markës së saj të modës, Djerf Avenue, të cilën e filloi me të dashurin e saj, Rasmus Johansson.

Ajo dhe Johansson nuk kishin synime, as pritshmëri, madje as një plan biznesi.

Çifti fillimisht donte të fitonte para që të mund të udhëtonin.

Djerf thotë se ajo kurrë nuk mund të parashikonte se sa larg do të shkonte. Por shpejt, tha ajo, Djerf Avenue filloi të tejkalonte pritshmëritë. Dhe tre vjet më vonë, ajo dhe Johansson, i cili tani është CEO i labelit, mund të thonë me siguri se bastet e tyre u shpërblyen.

Matilda Djerf, influencerja që ndërtoi një perandori pa një

Edhe pse ajo nuk i konfirmoi të ardhurat e saj për Insajderin, suksesi i Djerf Avenue është i mirë-dokumentuar. Në vitin 2021, Vogue raportoi se marka po bënte 8 milionë dollarë në shitje dhe The Tab vlerëson se të ardhurat e saj janë midis 1 dhe 5 milionë paund, ose rreth 1.15 deri në 5.76 milionë dollarë.

“Për të arritur atë që ke kërkon vullnet, thotë ajo. Ditët e saj të punës mund të zgjasin deri në 14 orë.

Ajo tha se një nga prioritetet e saj kryesore është menaxhimi i një stafi prej 20 punonjësish në Suedi dhe një staf prej gjashtë vetësh në Nju Jork.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

iPad 11 do t’ju lejojë të përdorni Apple Intelligence

Viti 2025, i cili sapo ka filluar, do të jetë plot me produkte të reja për Apple, duke përfshirë iPad...

Mix5 orë më herët

Çfarë kanë të përbashkët Elon Musk dhe Vladimir Putin ?

Shkruar nga Moises NaimElon Musk dhe Vladimir Putin / Apo për faktin se ata mund të mos dinë atë që...

Radar5 orë më herët

Prapaskenat/ Kina po peshon shitjen e TikTok te Elon Musk

Zyrtarët kinezë po vlerësojnë një mundësi që përfshin blerjen e operacioneve amerikane të TikTok nga Elon Musk, nëse kompania nuk...

Radar5 orë më herët

Ndryshimi i politikave të moderimit, çfarë përfshijnë rregullat e reja të Facebook

Shefi i META-s Mark Zuckerberg, majtas, dhe zëvendëspresidenti i Facebook për Politikat Publike Globale, Joel Kaplan, pas një takimi me...

Kryesore11 orë më herët

Gaz Bardhi iu trembet primareve brenda PD-së: Ne kemi ende inate të mëdha me njëri-tjetrin, ndaj duhet lënë ky muhabet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi...

Mix12 orë më herët

12 seriale që do të të bëjnë të ndihesh mirë

Qoftë nëse je i fiksuar pas serialeve apo përdor Netflix-in vetëm herë pas here, është e sigurt që ke një...

Aktualitet1 ditë më herët

Shpallen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2025

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore për vitin 2025 për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional....

Mix1 ditë më herët

Pse na dhembin veshkat kur e teprojmë me ushqimin?

Veshkat janë organe jetike në trupin tonë. Ato janë përgjegjëse për filtrimin e gjakut, pastrimin e organizmit nga toksinat, prodhimin...

Mix1 ditë më herët

Kevin Coster, i dashuruar me Jennifer Lopez?

Në fund të dhjetorit 2024, Kevin Costner dhe Jennifer Lopez patën një takim miqësor në Aspen të Kolorados, ku të...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë është lumturia?

Mjaft u trishtove për gjëra të tilla, të cilat nuk janë nën kontrollin tënd. Sa herë që zemra juaj fillon...

Facebook