Mix
Enrique Iglesias heq dorë nga trashëgimia 100 milionë euroshe e babait
Këngëtari Enrique Iglesias duket se nuk i ka marrëdhëniet më të mira me të atin, këngëtarin Julio Iglesias. Konfliktet mes tyre dolën në pah edhe më shumë pasi vendosi të hiqte dorë nga trashëgimia e konsiderueshme e babait të tij.
Enrique refuzoi trashëgiminë e legjendës së muzikës për shkak të distancimit të tyre dhe përçarjes që ka mbretëruar mes tyre prej vitesh.
Nuk janë zbardhur arsyet e vërteta të kësaj marrëdhënieje babë e bir, por shumë pohojnë se problemi qëndron te konkurrenca e madhe profesionale që i ka larguar shumë nga njëri-tjetri.