Lidhu me ne

Letersi

Ja pse duhet të lexoni çdo ditë

Ja pse duhet të lexoni çdo ditëFoto ilustruese

Leximi ka një rëndësi shumë më të madhe nga sa mund ta imagjinojnë shumë njerëz. Leximi i një libri, nuk është vetëm një mënyrë për të kaluar kohën. Faqet e librave përmbajnë fjalë, histori dhe ndjenja të afta për të transferuar emocione tek lexuesi, duke e bërë atë të zbulojë botë të pashkelura dhe të paimagjinueshme. Për më tepër, siç tregohet nga disa studime shkencore, leximi sjell shumë përfitime për psikikën dhe shëndetin e njerëzve. Ja cilat janë disa prej tyre:

Stimulon mendjen

Shumë studime kanë treguar se stimulimi i mendjes, ndihmon në parandalimin apo ngadalësimin e zhvillimit të sëmundjeve të tilla si Alzheimeri dhe demenca senile. Ashtu si të gjithë muskujt e tjerë në trup, edhe truri ka nevojë të ushtrohet për të qenë në formë, ndaj fraza “përdore ose do ta humbasësh”, është veçanërisht e përshtatshme kur bëhet fjalë për trurin.

Redukton stresin

Nuk ka rëndësi se sa stres ju shkakton puna, marrëdhëniet, apo probleme të tjera që hasni në jetën e përditshme. Kur jeni të zhytur duke lexuar një histori, e gjeni veten në një dimension tjetër, në një lloj bote paralele, në të cilën do të harroni problemet tuaja. Një roman i shkruar mirë, do t’ju çojë në një botë tjetër.

Përmirëson njohuritë tuaja

Çfarëdo lloj gjëje që lexoni do ta rrisë nivelin tuaj kulturor, dhe kjo gjë do t’ju ??vijë në ndihmë pikërisht atëherë kur nuk e prisni. Sa më shumë njohuri të keni, aq më të gatshëm do të jeni për të përballuar sfidat që ju përball jeta. Për më tepër, leximi është një mënyrë e shkëlqyer për të ushqyer të menduarit tuaj. Kur e shihni veten në rrethana të vështira, mos harroni se mund të humbni gjithçka tjetër (paratë, punën, shtëpinë, madje edhe shëndetin), por asnjëherë dijet që keni fituar.

Zgjeron fjalorin tuaj

Ky është një nga përfitimet më të rëndësishme. Sa më shumë të lexoni, aq më e mirë do të jetë mënyra juaj për ta ekspozuar veten tek të tjerët. Fjalët e reja do t’i shtohen atyre që përbëjnë fjalorin tuaj të përditshëm. Të shprehurit më mirë dhe në mënyrë të artikuluar, mund t’ju ??ndihmojë në vendin e punës, pasi mund të stimulojnë shumë vetëvlerësimin tuaj.

Leximi është i rëndësishëm për të mësuar një gjuhë të re, pasi folësit e gjuhëve të huaja shprehen përmes fjalëve të përdorura në çdo kontekst, gjë që mund të përmirësojë mënyrën e tyre të të shprehurit, duke i lejuar gjithashtu ata të shkruajnë më rrjedhshëm.

Përmirëson kujtesën tuaj

Kur lexoni një libër, duhet që të mbani mend një numër personazhesh, historitë e tyre, ambiciet, ngjarjet dhe nuancat e tyre karakteriale, pasi të gjitha detajet ndërthuren me komplotin e veprës. Kujtesa e ka një kufi, por truri është një organ i mrekullueshëm, dhe mund t’i mbajë mend me lehtësi të gjitha këto.

Po ashtu është e jashtëzakonshme se si çdo kujtim që krijohet brenda jush, i jep jetë një sinapsi të ri, duke forcuar ato ekzistueset, dhe gjeneruar një rikthim të kujtesës që na rikthen humorin. Ky është një tjetër nga përfitimet që i atribuohen leximit.

E bën akoma më të fortë aftësinë analitike të të menduarit

A keni lexuar ndonjëherë një roman thriller të jashtëzakonshëm, duke e zgjidhur misterin, edhe para se ta përfundonit librin? Përveç kësaj, do të jeni në gjendje të përdorni kapacitetin kritik dhe analitik të të menduarit edhe në punën tuaj, duke pasur parasysh të gjitha detajet që ju janë dhënë, dhe që do t’i përdorni për të zgjidhur “misterin”. E njëjta aftësi e përdorur për të analizuar detajet, do të jetë e dobishme për të kritikuar komplotin mbi të cilin është shkruar vepra, nëse personazhet janë zhvilluar siç duhet etj.

Përmirësoni nivelin e vëmendjes dhe përqendrimit

Në botën ku jetojmë, të ndikuar tërësisht nga interneti, vëmendja shkon në të gjitha drejtimet e mundshme, duke na bërë njerëz që kryejnë shumë detyra njëherësh. Në vetëm 5 minuta, secili prej nesh bën një mijë gjëra: dërgon e-maile, organizon punën, bisedon me shumë njerëz (përmes Facebook, Skype,Whatsapp, etj.), i hedh një sy Twitter-it, kontrollon telefonin,dhe bashkëvepron me kolegët e punës.

Kjo sjellje shkakton një rritje të nivelit të stresit, duke e ulur produktivitetin tonë. Por kur lexon një libër, e gjithë vëmendja juaj fokusohet tek historia. Gjatë leximit, pjesa tjetër e botës qëndron jashtë, dhe ju jeni të zhytur në çdo detaj. Ndaj përpiquni të lexoni 15-20 minuta para se të shkoni në punë (për shembull gjatë rrugës nga shtëpia për në punë, nëse përdorni transportin publik), dhe do të habiteni nga niveli juaj i përqendrimit sapo të mbërrini në zyrë.

Përmirëson aftësitë tuaja në të shkruar

Ky përfitim vjen paralelisht me zgjerimin e fjalorit. Duke u ekspozuar publikisht, të shkruarit mirë në punë, ka një efekt të dukshëm në aftësitë e të shkruarit. Rrjedhshmëria dhe stili i

të shkruarit të shkrimtarëve, do të ndikojë në punën tuaj personale. Ashtu si muzikantët ndikojnë tek njëri-tjetri, duke vendosur se kush është mjeshtri, edhe shkrimtarët mësojnë se si të shkruajnë prozë duke lexuar veprat e të tjerëve.

Sjell qetësi të madhe shpirtërore

Përveç çlodhjes që shoqëron leximin e një libri, ka ta ngjarë që tema mbi të cilën po lexoni, t’ju çojë në një botë ku mbretëron paqja dhe qetësia e brendshme. Leximi i teksteve spiritualiste e ul presionin e gjakut, duke ju dhënë një ndjenjë të madhe qetësie, ndërsa është vërtetuar se leximi i librave mbi tema si “Si të ndihmoni veten për…”, i ndihmon njerëzit me çrregullime të caktuara të sjelljes apo që vuajnë nga sëmundje të ndryshme mendore.

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook