Lidhu me ne

Radar

Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri.

Edi Rama për vizitë në Shqipëri

LUTFI DERVISHI

Edi Rama për vizitë në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama pritet që së shpejti të vijë për një vizitë të shkurtër në Shqipëri. Burimet të afërta me Kryeministrin, sqarojnë se vizita, ndyshe nga sa pritej nuk do të jetë zyrtare, por vizitë pune. Për shkak të axhendës së ngjeshur të Kryeministrit takimet do të mbahen në sallën Marubi në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës.

Rinasi u zgjodh si vendi më i përshtatshëm, për disa arsye. E para, Kryeministri nuk do që të bëhet palë në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm. E dyta, Kryeministri e ka shumë bezdi të harxhojë kohë në trafik. E treta, me refuzimin për të qenë në Tiranë, Kryeministri shpreh zemërimin e tij për ndërtimet pa leje në Sheshin Skënderbej.

Në takimin, i cili do të jetë i formatit 2+ 4, do të marrin pjesë autoritetet më të larta që kanë mbetur në vend. Nga njëra anë e tavolinës do të jetë Kryeministri i shoqëruar nga Ministri për informim dhe në anën tjetër do të jenë katër ministrat më të rëndësishëm të qeverisë. Një përfaqësi e trupit diplomatik do të jetë e pranishme në sallën ngjitur.

Gjatë qëndrimit prej 3 orësh në Tiranë, Kryeministri, do të njihet shkurtimisht me raportin vjetor të Komisionit Europian për Shqipërinë, me punën e pandërprerë për rindërtimin dhe reformat e shumta të nisura që në vitin 2013, si ajo në fushën e energjisë, luftën ndaj ndërtimeve të paligjshme, reformën në drejtësi, reformën territoriale dhe pa dyshim edhe për zhvillimet e fundit sa i përket reformës zgjedhore.

Sigurisht që Kryeministri do të dëshironte të qëndronte më shumë, në Tiranë, – sqaroi zëdhënësi i tij,- patjetër që e ka ëndërr dhe do që të kalojë më shumë kohë në Shqipëri, por është qesharake të mendosh e lëre më ta thuash se Ai nuk jeton me situatën.

“Pavarësisht qëndrimit jashtë Shqipërisë dhe angazhimit për dhënien fund të luftës në Ukrainë, për krizën energjitike në Europë, për çuarjen përpara të idesë së Presidentit Macron për Komunitetin Politik Europian, dhe padyshim edhe të çështjeve të tjera si ngrohja globale apo terrorizmi, kryeministri është i informuar në detaje për gjithçka që nga çështja e ndërtimeve pa leje në sheshin Skënderbej deri te çështja e trainerit të ardshëm të Kombëtares së futbollit.about:blank

“Përveç komunikimeve intenstive në whatssapp dhe telegram, Kryeministri mban takime javore përmes zoom dhe monitoron gjendjen në terren përmes dy satelitetëve të sapo ngritur në hapësirë.”

Në takimin me dyer të mbyllura, pritet që Kryeministri të kërkojë sqarime dhe informacione për parregullsitë serioze të vërejtura në zgjedhjet e fundit në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Kryeministri pritet gjithashtu të shprehë pakënaqësinë e tij të thellë për vonesën skandaloze të Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin e njohjes së PD-së zyrtare.

Konfirmohet se Kryeministri do të përgëzojë AKSH-in për përballimin me sukses të sulmit kibernetik nga Irani. është e vërtetë se hakerat iranianë kanë marrë çfarë kanë dashur të marrin, por nuk ja kanë arritur qëllimit- u tha paraprakisht gazetarëve Ministri për Informim.

Takimi i Kryeministrit me një pjesë të kabinetit (pjesa ceremoniale) do të transmetohet live përmes llogarisë së facebook-ut. Në përfundim të vizitës është planifikuar edhe një konferencë shtypi me gazetarët.

Gazetarët do të paralajmërohen se Kryeministri do t’u përgjigjet vetëm pyetjeve që kanë lidhje me temë. Tema e konferencës së shtypit është: “Reformat e Shqipërisë dhe nevoja për reforma të thella në BE”.
Për nder të ardhjes së kryeminstrit në Shqipëri qeveria ka vendosur që Air Albania të ndryshojë emrin dhe të quhet ER Albania.

MË TEPËR

Kryesore37 minuta më herët

Artan Fuga: Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është? Ça janë këta, lopë e shenjtë indiane?

Artan Fuga ka reaguar, pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit, siç po shihet deri tani....

Mix43 minuta më herët

Ky super-ushqim i harruar është mëngjesi më i mirë për zorrët, sipas ekspertëve

Ndërsa tërshëra dhe smoothiet jeshile kanë mbretëruar prej kohësh si ushqime bazë të shëndetshme për mëngjes, ekspertët tani tregojnë një...

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Facebook